Bajrami i Madh të shërbej për të reflektuar në rrugën e drejtë

Aktuale

Bajrami i Madh të shërbej për të reflektuar në rrugën e drejtë

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 08:59
Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë.

(E plotësuar) - Përfaqësues të institucioneve dhe subjekteve politike vizituan Bashkësinë Islame të Kosovës, për të uruar festën e Fiter Bajramit.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i shoqëruar me kabinetin qeveritar, vizitoi Bashkësinë Islame, për të uruar për këtë festë.

Haradinaj: E gëzofshim këtë festë si është më së miri

“Kemi ardhur me uru Fiter Bajramin, Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiut tonë Ternava me bashkëpunëtorë, duke i përgëzuar për këtë ditë, për këtë festë. E gëzofshim si është më së miri në Kosovë, që të gjithë, në harmoni fetare qysh dimë ne shqiptarët.  Njëkohësisht  duke shprehur mirënjohje  për ata që kanë agjëruar, Zoti iu pranoftë sakrificën. Qeveria e vendit, institucionet e vendit iu intereson dhe ana shpirtërore dhe besimi. Shprehim respekt për BIK, njëkohësisht për bashkësitë tjera fetare, por sot jemi këtu si Qeveri  dhe si përfaqësues të institucioneve të vendit, të urojmë Fiter Bajramin”, tha ai.

Edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe i PDK-së Kadri Veseli, ka vizituar BIK në këtë ditë feste. Ai pas takimit me myftiun Ternava u bëri thirrje  qytetarëve të Kosovës që të jenë solidarë me njëri-tjetrin, me të gjithë ata që jetojnë në kushte të vështira, e po ashtu dhe me familjet e dëshmorëve.  

Veseli: I thërras bashkëqytetarët ta ndihmojnë njëri-tjetrin

“Populli ynë ka qenë çdoherë solidarë, ka qenë afër njëri-tjetrit. Pikërisht kjo është arsyeja pse edhe kemi arritur sukseset e lirisë dhe tani shtetin e pavarur dhe sovran. Sot është ditë e veçantë për të gjithë vëllezërit tanë besimtarë të fesë islame, është dita e Fiter Bajramit, është dita e bashkimeve tona familjare pas një muaji, ku qytetarët tanë, vëllezërit tanë të besimit mysliman, kanë treguar sakrificën, përkushtimin se janë të gatshëm edhe në rrethana më të qeta, dhe në rrethana më të lumtura të paqes, të sakrifikojmë. Pas një muaji të gjithë familjet tona bëhemi bashkë, të njëjtën kohë i ndihmojmë njëri-tjetrit. I thërras gjithë bashkëqytetarit e mijë, ndihmoni njëri-tjetrin, ndihmoni ata që kanë nevojë. Vizitoni familjet të cilat janë duke përjetuar momente të vështira, në këto qaste të lirisë sonë, të cilat janë në skamje. Vizitoni familjet të cilave u janë larguar të af ërmit e tyre. E në mënyrë të veçantë, kujtoni e respektoni ata që kanë dhënë gjithçka, familjet e dëshmorëve “, tha ai.

Për të uruar festën e Fiter Bajramit në BIK, ishte edhe lideri i VV-së, Albin Kurti.

Kurti tha se kjo është një festë e solidaritetit, ku njerëzit ndihmojnë njëri-tjetrin, në mënyrë që të festojnë bashkë.

Kurti: U uroj gjithë besimtarëve mysliman festen e Bajramit

 “Ua urojmë të gjithë shqiptarëve mysliman, gjithë besimtarëve Filter Bajramin mysliman. Këtë festë të pastërtisë e gëzimit që vjen pas muajit të vetëpërmbajtjes e sakrificës. Fiter Bajrami është festë e solidaritetit në përgjithësi, por dhe solidaritetit në veçanti për Fiter Bajramit. Që do të thotë se njerëzit ndihmojnë njeri-tjetrin, në mënyrë që të festojnë bashkë, sepse vetëm atëherë kur festojnë bashkë dhe festojmë të gjithë ajo festë është e plotë. Ajo festë është tamam Fiter Bajrami”, tha ai.

Edhe nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, uroi të gjithë ata që e festojnë këtë ditë të shenjtë.  

Veliu: I uroj të gjithë ata që festojnë këtë ditë të shenjte

“Pas muajit të agjërimit, besimtarët islam sot e kremtojnë Festen e Bajramit. Me thënë agjërimi është një lartësim shpirtëror për hirë të krijuesit, Zotit. Në këtë muaj besimtarët e sprovojnë veten dhe si individë dhe si komunitet islam, gjithmonë në shenjë falënderimi dhe lartësimi për krijuesin për Zotin. Unë besoj se sot besimtarët do të festojnë festën pas këtij muajit të agjërimit me sofrat plotë, me gjithë të mirat sepse në përgjithësi besimtarët gjatë këtij muaji, kanë qenë dhe zemër gjërë, me mirësi për të gjithë ata që janë në nevojë. Edhe njëherë i  përgëzoj. I uroj të gjithë ata që sot festojnë këtë ditë të shenjte”, tha ai.

Edhe kryetari i partisë Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, pas vizitës së tij në BIK, uroi të gjithë besimtarët. Ai tha se kjo ditë e madhe duhet të shërbejë për të gjithë për të reflektuar në rrugën e drejtë që duhet ta ndjekin.

Limaj: Të na shërbej kjo ditë për të reflektuar

“Urojmë të gjithë besimtarëve tanë këtë ditë të madhe, ditën e Bajramit. Shpreh mirënjohjen dhe respektin që besimtarët tanë për një muaj kanë sakrifikuar në agjërim në përkushtim, në përmbushje të detyrës para Zotit. Shpresoj që sakrifica e ramazanit të na shërbej për paqe, harmon,i për kujdes ndaj njëri-tjetrit, për më shumë shije, bashkëpunim dhe frymëzim për punë të mira. ..Të na shërbej kjo ditë e madhe për të reflektuar dhe për të mos u habitur në rrugën e drejtë tonë që duhet ta ndjekim, në rrugën e Zotit”, tha ai.

Për vizitë në BIK, në këtë ditë feste ishte edhe kryetari i Partisë Social Demokrate, Shpend Ahmeti, i cili tha se kjo është një festë e shenjtë për besimtarët mysliman dhe se të gjithë duhet të shprehin solidaritet me njëri-tjetrin.

Ahmeti: Sa më shumë solidaritet në këtë festë të shenjtë

“Në emër të PSD-së por dhe në emër të Komunës së Prishtinës, të ia uroj myftiut dhe gjithë besimtarëve mysliman, festen e Fiter Bajramit. Ne gjithmonë e potencojmë se Festa e Fiter Bajramit, vjen pas muajit të shenjtë të ramazanit dhe është festë e solidartitetit. Në këtë rast i urojmë gjithë besimtarëve sa më shumë shëndet, mirëqenie në familjet e tyre. E gjithashtu sa më shumë solidaritet me të afërmit, me miqtë, me të gjithë ata që sot ndoshta kanë nevojë më shumë se të tjerët”, tha ai.

BIK-un e kanë vizituar edhe personalitete tjera institucionale e fetare.

Veliu dhe Haradinaj urojnë Tërnavën

Me rastin e festër së Fiter Bajramit, anëtarë të kryesisë së LDK-së, kanë vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës.

Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë.

“Pas muajit të Shenjtë të Ramazanit të gjithë besimtarët festojnë festën e Fiter Bajramit. Agjërimi është lartësim shpirtëror, prandaj festofshin këtë festë me sofrën plotë dhe të gjitha të mirat.

Në përgjithësi gjatë gjithë muajit besimtarët kanë qenë zemërgjerë dhe plotë mirësi për të gjithë nevojtarët”, ka thënë nënkryetari Veliu.

Paqe, tolerancë, solidaritet dhe mirësi në familjet tuaja.

Haradinaj: E gëzofshim Festën e Bajramit në harmoni fetare siç dimë ne shqiptarët

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga anëtarët e Kabinetit Qeveritar dhe bashkëpunëtorë të tjerë, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, për të uruar Festën e Fitër Bajramit. 

Kryeministri Haradinaj uroi Myftiun Naim Tërnava, Bashkësinë Islame të Kosovës, duke përgëzuar për këtë festë.

“E gëzofshim si është më së miri këtë festë në harmoni fetare siç dimë ne shqiptarët dhe njëkohësisht shpreh mirënjohje për ata që kanë agjëruar me lutjen që Zoti t’ua pranojë sakrificën”, tha kryeministri Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj ka shprehur konsideratë të lartë për Bashkësinë Islame të Kosovës, por edhe për bashkësitë tjera fetare, për punën e bërë në unitetin e qytetarëve tanë.

Image

Pritja tradicionale në BIK (Drejtpërdrejt)

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka organizuar pritjen tradicionale.

BIK-un është paraparë ta vizitojnë përfaqësues të institucioneve dhe subjekteve politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat