“Xhavit Haliti në psikiatri?!”

Aktuale

“Xhavit Haliti në psikiatri?!”

Nga: P.R Më: 15 qershor 2018 Në ora: 06:48
Xhavit Haliti

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti, edhe gjatë ditës së djeshme ka vazhduar përplasjet me deputetët e Kuvendit.

Po thuajse në çdo seancë, Xhavit Haliti po ka debate të ashpra me deputetët, madje ai nuk i ka kursyer sharjet dhe ofendimet, e deri të përleshja fizike me deputetin e LDK-së, Arben Gashin.

Image
Binak Maxharraj

Duke parë këto reagime të Haliti, profesor, doktor Binak Maxharraj, përmes një postimi në facebook, ka thënë se Xhavit Haliti ka nevoje për një kontrollë te psikiatri apo neuropsikiatri.

“Ka kohë që diçka nuk është në rregull më Xhavit Halitit i cili ne sjelljet e tij duket si i hutuar, bertet, shanë, fyen kolegët, ua ndërpret mikrofonat, nuk i lenë më folë, etj etj. Prandaj është mirë që Parlamenti te ia ndalon përkohësisht drejtimin e Seancave të Parlamentit  Xhavit Halitit, sepse sipas sjelljeve të tij ka nevojë për një vizitë kontrollë rutinë, të detajuar të psikiatri apo neuropsikiatri”, ka shkruar Maxharraj, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat