Besimtarët myslimanë përfundojnë agjërimin, nesër Fitër Bajrami, myftiu Tërnava jep mesazhin e tij - Bota Sot
Besimtarët myslimanë përfundojnë agjërimin, nesër Fitër Bajrami, myftiu Tërnava jep mesazhin e tij

Aktuale

E mërkurë, 19 shtator 2018

Besimtarët myslimanë përfundojnë agjërimin, nesër Fitër Bajrami, myftiu Tërnava jep mesazhin e tij

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 21:00
Naim Tërnava

Besimtarët myslimanë e përfundojnë sonte agjërimin e muajit Ramazan. E nesër do ta kremtojnë Festën e Fitër Bajrami.

E me rastin e përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe në prag të Festës së Bajramit të Madh, myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, përcolli disa mesazhe për të gjithë besimtarët.

Ai uroi që interesimi për njëri-tjetrin të jetë vlerë e njerëzve edhe pas Ramazanit.

Tërnava shprehu shqetësimet për ndarjen e shoqërisë njerëzore përkundër avancimeve të teknologjisë dhe mundësive për të qenë sa më afër njëri-tjetrit.

E për siç tha ai, festa e Bajramit lufton dukuri të tilla.

E në prag të festës së Bajramit, Tërnava shfrytëzoi edhe për dhënien e mesazheve tjera.

Ai tërhoqi vërejtjen se zhveshja e festave nga qëllimet i tkurr ato në manifestime që nuk kanë kuptim.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test