Tmerrohen serbët: Shqiptarët po kthehen në fuqi ballkanike! - Bota Sot
Tmerrohen serbët: Shqiptarët po kthehen në fuqi ballkanike!

Aktuale

E hënë, 20 gusht 2018

Tmerrohen serbët: Shqiptarët po kthehen në fuqi ballkanike!

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 14 qershor 2018 Në ora: 20:38
Harta e Shqipërisë Natyrale

Shqiptarët ishin gjithmonë faktor i rëndësishëm në Ballkan gjatë gjithë historisë. Edhe në Mesjetë ishim superfuqia e Ballkanit duke ndaluar hovin e pushtimeve ormanë në Ballkan. Në kohë të lashta pararomake ishim sundues fuqiplotë jo vetëm të Ballkanit, por edhe të euroazisë. Ishim forca e patejkalueshme për të gjitha perandoritë.

Kulmi më i fundit në antikitet u arrit me Aleksandrin e madh, por edhe me Pirron pushtuesin e Italisë. Në mesjetë u shquam veçanërisht me Skënderbeun. Ndërsa, gjatë perandorive të ndryshme, romake, bizantine dhe osmane, shqiptarët ishin sunduesit e vërtetë të Ballkanit.

Por, nga shekulli i 19-të kur u krijua Serbia, Greqia e Mali i Zi, ne humbëm ritmin dhe ndikimin. Tashmë duket se ne po rikthemi në faktor kyç në këtë pjesë të Evropës. Kjo po i tmerron më së shumti serbët.

Riorganizimi i Ballkanit, gjithsesi jo aq në planin formal sa në atë faktik do të ndodhë rreth shqiptarëve.

Orientimi i ynë paluhatshëm euro-atlantik e bënë të shpërthej potenca dhe të përhapet papërballueshëm fryma qytetëruese e civilizimit shqiptarë përkundër gulçimeve të sërishme primitive të pansllavizmit dhe neo-osmanizmit në hapësirën e Ballkanit.

Kjo do të ringjallë dhe riaktualizojë frymën rugoviane të demokracisë, paqes, dhe bashkëpunimit mes vet shqiptarëve, por edhe të shqiptarëve me fqinjët e tyre pavarësisht të kaluarës.

Periudha e (pas) luftës po mbyllet përkundër telasheve të mëdha dhe emocioneve të kuptueshme të atyre që kishin përfituar nga kjo!

Tash, vitet në vijim do të vjen në shprehje vizioni ynë qytetërues, sepse qytetërimi ynë autokton, me rrënjë europiane, vazhdon të jetë i hapur dhe nga kjo nuk duhet të na luhatë as rikthimi i konjunkturave pansllave e as neo-osmaniste që synojnë të kontrollojnë këto rrugë strategjike drejt BE.

Pengesat të cilat na nxirren në rrugë janë pasojë e kësaj frikë nga mbizotërimi i pandalshëm i filozofisë dhe kapaciteteve euro-integruese të shqiptarëve në regjion, rilindja shqiptare është një proces që është kompatibil me atë të integrimeve euro-atlantike.

Politologu dhe historiani, Koço Danaj, i cili kishte tmerruar serbët, maqedonët dhe grekët me deklaratat e tij ka thënë se “Shqipëria Natyrale”, është një ofertë për paqe, për stabilitet dhe mirëqenie të të gjithë popujve të Ballkanit.

“Vërtet rajoni i Ballkanit ndodhet para sfidave serioze që kanë synim kryesor paqen dhe progresin. Por, zgjidhja e parë dhe kryesore në Ballkan, e cila përbën sot kyçin e paqes rajonale, është bashkimi i shqiptarëve, është krijimi i Shqipërisë Natyrale. Pse e them këtë? Po paraqes disa fakte për dijeni, por edhe për gjykim. Rregullimi i statusit të trojeve shqiptare, përgjatë një shekulli i është nënshtruar 6 marrëveshjeve ndërkombëtare, vendimet e të cilave ose kanë qenë koloniale ose kanë qenë rregullime pjesore të pjesëve të ndryshme të kombit shqiptar. Ato janë Marrëveshja e Londrës, Marrëveshja e Versajës, Marrëveshja e Jaltës e vitit 1945, Marrëveshja e Rambujesë e cila ju kushtua vetëm një pjese të territorit shqiptar siç ishte Kosova, Marrëveshja e Konçulit e marsit 2001, që ju kushtua një pjese të kombit shqiptar siç është Lugina e Preshevës, marrëveshja e Ohrit e gushtit 2011, e cila ju kushtua një pjese të territorit shqiptar në FYROM. Aktualisht kombi shqiptar jeton në dy shtete që janë Shqipëria artificiale dhe Kosova, në Shqipërinë Lindore në FYROM me status të popullit shtetformues dhe në dy pakica kombëtare në Mal të Zi dhe në Serbi. Por nuk ekziston fare në krahinën shqiptare të Çamërisë, pasi u depërtua me dhunë në vitin 1944. Sot, kur flitet për marrëdhënie të reja ndërkombëtare të mbështetura jo në të drejtën e forcës, por në forcën e së drejtës, shqiptarët kanë të drejtë të kërkojnë riparimin tërësor dhe jo pjesor të padrejtësive koloniale që janë bërë ndaj tyre. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në Preambulën e saj, pranon të drejtën e bashkimit të shqiptarëve në një shtet si të drejtë legjitime. Fuqitë e mëdha që e kanë miratuar këtë Kushtetutë, e kanë pranuar këtë të drejtë, duke mos bërë asnjë vërejtje për Preambulën e saj” ka thënë Danaj.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test