Reshitaj ofron përkrahje për studentët e UPZ-së

Aktuale

Reshitaj ofron përkrahje për studentët e UPZ-së

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 20:30
Reshitaj ofron përkrahje për studentët e UPZ-së

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj ka vizituar sot Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti” ku u prit nga rektori i këtij universiteti Ramë Vataj, me të cilin bisedoi për mundësinë e lidhjes së bashkëpunimit për përkrahjen e Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit.

Rektori Vataj theksoi se misioni themelor i Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit është ofrimi i nivelit të edukimit universitar dhe pasuniversitar si dhe të merret me hulumtimet shkencore dhe punë  konsultative që kanë të bëjnë me Shkencat e natyrës së gjallë, Mjedisit dhe Agrobiznesit.

Ministrja Reshitaj theksoi se dikasteri qeveritar që ajo e drejton është interesuar për këtë fakultet të ri dhe shpreh gatishmërinë për të mbështetur pasi që ofron kuadro në programe specifike që kanë munguar në Kosovë.

Ajo shtoi se është e gatshme që të ofrojë për studentët kryerjen e praktikës në MMPH dhe në agjencitë në kuadër të kësaj ministrie. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat