Sot në seancën e Kuvendit të Kosovës, kryeministri Ramush Haradinaj, për një moment e ndali fjalimin e tij në foltoren e Kuvendit, pasi në ato çaste dëgjohej zëri i imamit të një xhamie aty afër.
Ky veprim i Haradinajt, do ishte gjest i mirë për dikë tjetër, por jo edhe për atë, pasi Haradinaj njihet si person anti-islam në deklaratat e tij.
Nisur nga kjo, ky gjest i Haradinajt sot mund të konsiderohet më shumë si veprim për poena politik, shkruan "Bota sot".