Alternativa në koalicion me Shpend Ahmetin - Bota Sot
Alternativa në koalicion me Shpend Ahmetin

Aktuale

E shtunë, 18 gusht 2018

Alternativa në koalicion me Shpend Ahmetin

Nga: N.A Më: 14 qershor 2018 Në ora: 17:05
Foto nga takimi

Njëra nga themelueset e Alternative, Mimoza Kusari Lila përmes një postimi në facebook ka njoftuar se Alternativa nga sot i bashkohet qeverisjes komuale në Prishtinë.

Kusari Lila ka njoftuar se Alternativa do ta këtë Drejtorin e Mirëqenies Sociale.

Tutje Kusarri Lila ka shtuar se Alternativa bashkërisht me partnerin qeverisës në Komunën e Prishtinës do të punojë në implementimin e programit të saj me Drejtorinë e Mirëqenies Sociale, duke tentuar në maksimum të zhvillojë strategjitë dhe planet në të mirë të qytetarëve të saj. 

Alternativa është e vetëdijshme se e pret një pune dhe angazhim i jashtëzakonshëm

Më poshtë mund të lexoni stasuin e plotë:

Sot, e enjte, 14 Qershor 2018, në zyret e Alternativës në Prishtinë, kryetarja znj. Mimoza Kusari-Lila priti në takim kryetarin e Prishtinës, z. Shpend Ahmetin, me ç’rast u bë zyrtarizimi i bashkëqeverisjes komunale në Prishtinë, përkatësisht, marrëveshja që Alternativa të udhëheq me Drejtorinë e Mirëqenies Sociale.

znj. Kusari falenderoi të gjithë qytetarët e Komunës së Prishtinës për besimin e dhënë në Zgjedhjet e fundit lokale, me ç’rast Alternativa u bë pjesë e Kuvendit Komunal të Prishtinës, me një ulëse, rrjedhimisht mbi bazën e parimeve të udhëheqjes komunale, Alternativa ka arritur marrëveshjen e bashkëpunimit, të cilën e zyrtarizuan sot.

Alternativa bashkarisht me partnerin qeverisës në Komunën e Prishtinës do të punojë në implementimin e programit të saj me Drejtorinë e Mirëqenies Sociale, duke tentuar në maksimum të zhvillojë strategjitë dhe planet në të mirë të qytetarëve të saj. 
Alternativa është e vetëdijshme se e pret një pune dhe angazhim i jashtëzakonshëm, por, gjithsesi, mbetet e përkushtuar që nga dita e parë e mandatit të punës qeverisëse në Drejtorinë e Mirëqenies Sociale ta shtyej përpara të gjitha projektet dhe planet në dobi të kryeqytetasve.

Znj. Kusari dhe Alternativa shfrytëzojnë rastin për të falenderuar z. Ahmeti për gatishmërinë e tij për të bashkëqeverisur Komunën e Prishtinës, me besimin se ky bashkëpunim do të jetë bashkëpunim i mirëqeverisjes komunale, nga e cila përfituesit më të mëdhenj do të jetë vetë banori i Prishtinës.

Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test