Si iu mbijetoi Zenel Jashari të martën 13 plumbave të Sekiraqës? - Bota Sot
Si iu mbijetoi Zenel Jashari të martën 13 plumbave të Sekiraqës?

Aktuale

E premte, 17 gusht 2018

Si iu mbijetoi Zenel Jashari të martën 13 plumbave të Sekiraqës?

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 15:43
E tërë ngjarja thuhet se ndodhi për shkak të konfliktit të mëhershëm që kanë pasur më herët me Jasharin.

Naser Sekiraqës, vëllait të Enver Sekiraqës, dhe nipit të tyre Fatlum Abazi iu caktu masa e paraburgimit prej 30 ditësh nën dyshimin për tentim vrasje të rëndë. Ndërsa në arrati ndodhet i dyshuari tjetër Ardian Abazi.

Ata dyshohet se kanë plagosur rëndë Zenel Jashari dhe Nazmi Ukën. Nga arma e tyre sipas prokurorisë janë shkrepur 13 plumba të cilave me lëndime të rënda u shpëtuan dy viktimat.

E tërë ngjarja thuhet se ndodhi për shkak të konfliktit të mëhershëm që kanë pasur më herët me Jasharin.

Insajderi ka siguruar vendimin e gjykatëses Alltën Murseli,  për paraburgimin e tyre, në të cilin thuhet se dyshuarit  në bazë të një marrëveshje paraprake  kishin përcjellur gjatë tërë ditës lëvizjet e Zenel Jasharit.

Në vendim tregohet në detaje se si ka ndodhur tërë ngjarja.

Pasditen e së martes në afërsi të gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë, derisa viktimat Zenel Jashari dhe Nazmi Uka, ishin duke lëvizur me veturën e tipit “fond” në këtë rrugë ishte krijuar kolnë, të cilën e kanë shfrytëzuar të dyshuarit.

“Njëri nga ta ofrohet tek pasagjeri i automjetit dhe pasi që dritarja e automjetit ka qenë e hapur me armë në dorë e fut dorën brenda dhe shtënë 13 herë në drejtim të të dëmtuarit duke u shkaktuar dëme të rënda dy viktimave”, thuhet në  vendimin e gjykatës.

Mirëpo këto akuza i ka mohuar para prokurorit Nase Sekiraqa. Ai deklaron se nuk ka qenë në vendin e ngjarjes pasi që në kohën kur ka ndodhur plagosja ai ka qenë në një varrim tek varrezat në lagjen Dragodan.

Ndërsa avokati i Sekiraqës, Florent Latifaj, ka deklaruar se incizimet ku klienti i tij shihet që ka qenë në varreza i ka dorëzuar gjykatësit e në të cilat pamje sipas tij dëshmohet se Sekiraqa ka qenë aty me personat që përmend si dëshmitarë.

Ndërkohë që e ka kundërshtuar kërkesën për paraburgim.

Ndërsa i dyshuari tjetër Fatlum Abazi ka deklaruar se ka qenë në shtëpi në kohën kur kishte ndodhur plagosja dhe se nuk ka qenë në dijeni të rastit.

“Unë deri më tani nuk kam pasur probleme me të, por i njëjti vëllain tim Fahri Abazin e ka plagosur tetë herë në të dy këmbët ndërsa në vitin 2012 ka pas problem mee vëllain tim më të vogël Fatbardh Abazin, me mua nuk ka pasur problem andaj edhe e ndjej vetën të pafajshëm”, ka thanë ai.

Pavarësisht kësaj, në vendim thuhet se gjyqtarja e procedurës paraprake pas analizimit të të gjitha provave ka konstatuar se ekziston dyshimi se të dyshuarit kanë kryer veprën penale “vrasje e rëndë në tentativë dhe bashkëveprim” dhe “mbajtje në pronësi, kontrollë ose posedim i paautorizuar i armëve”. 

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test