Sa para duhet të keni për të qëndruar në zonën e Shengenit pas liberalizimit të vizave? - Bota Sot
Sa para duhet të keni për të qëndruar në zonën e Shengenit pas liberalizimit të vizave?

Aktuale

E mërkurë, 20 qershor 2018

Sa para duhet të keni për të qëndruar në zonën e Shengenit pas liberalizimit të vizave?

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 14:35
Ilustrim

Çdo qytetar i Kosovës që pas liberalizimit të vizave dëshiron që të udhëtojë në ndonjë vend të zonës Shengen duhet të ketë mjete të mjaftueshme  të jetesës, si për periudhën e qëndrimit të synuar e edhe për kthimin në vendin e prejardhjes ose transitin në një shtet të tretë.

Thuhet se vendet e ndryshme kanë shuma të ndryshme që kërkojnë për qëndrim në atë vend. Por mesatarja e qëndrimit ditor në  një vend evropian sillet diku rreth 50 euro , kur ju keni një rezervim hoteli.

Sipas praktikave të vendeve fqinje pas liberalizimit, kjo është lista e vendeve te Schengenit dhe fondet minimale qe do t’iu kërkohen qytetareve tanë:

Austria – Prova e fondeve vlerësohet në baze të rasteve

Belgjika – 38 euro në ditë për qytetaret që vizitojnë familjarë apo miq dhe 50 euro për ata që prenotojnë hotel

Republika Çeke – 0. 5 herë minimumin jetik në ditë nëse qëndrimi nuk kalon 30 ditë. 15 herë minimumin jetik nëse qëndrimi i kalon 30 ditë, ndërsa kjo shumë do të rritet dyfish për çdo muaj të qëndrimit. Shuma të reduktuara me 50% për udhëtarët nën moshën 18

Danimarka – 350 DKK (50 euro) për çdo dite të qëndrimit

Estona – 600 EEK (38.5 euro) për çdo dite te qëndrimit

Finlanda – 30 euro për çdo dite të qëndrimit

Franca – 56,20 euro në ditë, ekuivalente me pagën minimale (SMIC) në baza ditore

Gjermania – 45 euro për çdo dite qëndrim

Greqia – 20 euro në ditë me një minimum prej 100 euro. Sasi të zvogëluar me 50% për të miturit të cilët janë pjesëtarë të familjes së udhëtimit

Hungaria – 1000 HUF (3.6 euro) për çdo hyrje

Italia – 1 deri ne 5 ditë shumë fikse 269.60 euro / 6 deri në 10 ditë shuma për ditë 44.93 euro / 11 deri 20 ditë fikse + shuma ditore për person: 51.64 euro + 36.67 euro / 20 ditë fikse + shuma ditore për person: 206.58 euro + 118.79 euro

Latvia – 10 LVL (14 euro) ne dite për qytetaret qe vizitojnë familjare apo miq dhe 30 LVL (42.3 euro) per ata qe prenotojne hotel

Lituania – 40 euro për çdo dite qëndrimi

Luksemburgu – Prova të fondeve vlerësohet në baze te rasteve

Malta – 37 euro për çdo dite te qëndrimit

Polonia – PLN 100 (25.4 euro) për çdo ditë të qëndrimit

Norvegjia – 500 NOK (62 euro) për çdo dite te qëndrimit me miq apo familjare

Sllovakia – 3450 SKK (114.51 euro) për çdo dite te qëndrimit, shuma ulet 50% për udhëtarë nen 16 vjeç

Sllovenia – 70 euro për çdo dite qëndrimi, shuma ulet 50% për të miturit te cilët janë pjesëtare te familjes se udhëtimit

Spanja – 57,06 euro në ditë, me një minimum prej 513.54 euro për person

Suedia – 360 SEK (38.67 euro) për çdo dite te qëndrimit.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test