Haziri: Komuna e Gjilanit dhe USAID të jenë partnerë të vazhdueshëm - Bota Sot
Haziri: Komuna e Gjilanit dhe USAID të jenë partnerë të vazhdueshëm

Aktuale

E hënë, 25 qershor 2018

Haziri: Komuna e Gjilanit dhe USAID të jenë partnerë të vazhdueshëm

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 13:19
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim pune drejtorin e Misionit të USAID-it në Kosovë, James Hope, me të cilin kanë bashkëbiseduar për punë dhe projekte të përbashkëta në fusha të ndryshme gjatë të ardhmes, në funksion të një jete më të mirë për qytetarët e Gjilanit.

Pas takimit në zyre, kryetari Haziri dhe drejtori Hope, kanë vizituar çerdhen në lagjen “Dardania”, ku kanë marrë pjesë në programin e fëmijëve të këtij institucioni, që ishte shenjë e falënderimit për këtë investim të madh në shërbim të një komuniteti të gjerë.

“Me USAID-in jemi në një partneritet strategjik në programe të ndryshme që janë realizuar dhe janë në realizim e sipër. Është realizimi i rrugës në fshatin Livoç të Epërm, pastaj investimi në shkollën fillore në Ponesh, investimet në agro-biznes, ku është zgjerimi i hapësirave me mbjellje të fidanëve të vishnjës. Gjithashtu është programi “TIME”, që do të realizojmë për 5 vjet, në ndërtimin e kapaciteteve të transparencës, siç është zyra e Prokurimit, e Auditorit të Brendshëm, e kontrollit financiar dhe që është njëra prej arsyeve që Gjilani është zgjedhur Komuna më transparente në mesin e Komunave të Kosovës dhe krahasuar me vitin 2017, këtë vit për 22 për qind është përmirësuar gjendja edhe te raporti i auditorit të përgjithshëm, që sigurisht është nga puna dhe bashkëpunimi me USAID”, ka thënë  Haziri.

Nga ana e tij James Hope, në fjalën e tij ka potencuar angazhimin e SHBA-së në Kosovë në fusha të ndryshme përmes misionit të USAID-it, që nga investimi në infrastrukturë të ndryshme, institucione arsimore, teknologji dhe asistim në fusha të ndryshme.

““Government to Government” është dëshmuar se mund të punojmë së bashku edhe në fusha të tjera gjatë të ardhmes duke besuar financat për njëri-tjetrin”, tha ai.

Hope ka thënë gjithashtu se do të pres të shohë edhe projekte të tjera në Gjilan gjatë të ardhmes.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test