Haxhiu kërkon bashkim opozitar dhe qytetar ta rrëzojnë Qeverinë

Aktuale

Haxhiu kërkon bashkim opozitar dhe qytetar ta rrëzojnë Qeverinë

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 11:54
Deputetja e lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, e ka quajtur Qeverinë Haradinaj, si Qeveri të zhvatjes.

Haxhiu: Kjo Qeveri ia rriti vetes pagën 100 për qind, e shërbyesve civil veç 4 për qind

 “Në muajin shkurt të këtij viti kjo Qeveri e pakicës kjo Qeveri shërbyesve civil ua rriti pagat vetëm 4 për qind, pra nga 400 në 416 euro, ndërsa kategorive të ndihmave sociale 20 për qind dhe në anën tjetër kundërshtoi propozimin e këshillit ekonomik social për ngritjen e pagës minimale nga 170 në 250 euro. Shtrohet pyetja a është ndihmë sociale 90 euro në muaj, pra dikush që nuk ka as pronë as të ardhura në familje i merr 90 euro në muaj, ndërsa kryeministri 3 mijë euro. Si mund t’iu shërbej këtyre personave ky kryeministër. Të hyrat vjetore të një familje me ndihmë sociale janë 1080 euro, ato të kryeministrit sipas deklarimi të fundit të pasurisë, janë mbi 100 mijë euro, pra njëqind fish me shumë se sa një familje që jeton me ndihmë sociale. Derisa shërbyesve civil ua rritën pagën 4 për qind, kategorive sociale 20 për qind, vetës ia ngritën 100 për qind”, tha Haxhiu.

Ajo kërkoj bashkim të opozitës dhe qytetarëve që ta ndalin këtë Qeveri.

Haxhiu: Duhet ta rrëzojmë këtë Qeveri që t’i ndalim dëmet e saj

“Me këtë Qeveri duket se e keqja po normalizohet, çdo ditë po ndodh nga një skandal tjetër, duke përfshirë këtu edhe skandalin e largimit me dhunë të një zonje në Prizren. Kjo Qeveri e pakicës për t’u ndalur duhet të rrëzohet me votë këtu në Kuvend. Andaj në emër të LVV-së duhet të theksoj se për ta bërë këtë na duhet një bashkim opozitar, po ashtu edhe qytetarë për t’i ndalur dëmet e kësaj Qeverie”, u shpreh ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat