Kelmendi për pagat: Rroga është shpenzimi më i vogël, mospuna dhe moszbatimi i proceseve është më i dëmshëm - Bota Sot
Kelmendi për pagat: Rroga është shpenzimi më i vogël, mospuna dhe moszbatimi i proceseve është më i dëmshëm

Aktuale

E premte, 17 gusht 2018

Kelmendi për pagat: Rroga është shpenzimi më i vogël, mospuna dhe moszbatimi i proceseve është më i dëmshëm

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 23:56
Ramiz Kelmendi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi, thotë se paga minimale në vendin tonë duhet të bëhet 360 euro dhe ajo mesatare 650.

Në emisionin ‘DPT te Fidani’, Kelmendi tha se politikanët më shumë po shqetësohen me procese politike se sa me ato ekonomike, shkruan Gazeta online Sovrani.info.

Ndërsa, sipas tij, njëra ndër dëmet më të mëdha që janë duke ju bërë Kosovës është dëshira e të rinjve kosovarë që të dalin jashtë vendit.

‘‘Rroga minimale ish dashtë me qenë 360 euro, ndërsa ajo mesatare 650 euro. Rroga është shpenzimi më i vogël, mospuna dhe moszbatimi i proceseve është më i dëmshëm. Ne nuk kemi zhvillim ekonomik të mirëfilltë, situata politike po ju merr shumë energji dhe nuk po merren me ekonominë. Të rinjt që janë investitorë potencialë pjesa më e madhe mendojnë që të jetojnë jashtë, vetëm po e presin liberalizimin e vizave. Nuk mund të presësh që rinia të rrijë këtu në këtë situatë ekonomike.’’, tha Kelmendi.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test