Deputeti i LDK-së për Xhabir Zharkun: La delet pa qeth në Suedi, për të bërë Kosovën shtet

Aktuale

Deputeti i LDK-së për Xhabir Zharkun: La delet pa qeth në Suedi, për të bërë Kosovën shtet

Nga: A.M. Më: 13 qershor 2018 Në ora: 21:01
Xhabir Zharku

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli ka reaguar pas kthimit të ish kryeartit të Kaçanikut Xhabir Zharku në Kosovë.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se “la delet pa qeth në Suedi, për të bëre Kosovën shtet”.

Postimi i plotë:

Xhabir Zharku , i sakrifikuari për Kosovën që askush nuk ia din. 6 vjet qethi dele e krehte derra në Suedi me zemër të plastë për Kosovën e varfër. La delet pa qeth në Suedi, për të bëre Kosovën Shtet ku lulëzojnë Palmat. DEKADA E RE po fillon, me palmizimin e Xhabiristanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat