Si dita me natë, Thaçi paguan miliona për takimin me Trump-in, por ja si bënte diplomaci Ibrahim Rugova - Bota Sot
Si dita me natë, Thaçi paguan miliona për takimin me Trump-in, por ja si bënte diplomaci Ibrahim Rugova

Aktuale

E hënë, 15 tetor 2018

Si dita me natë, Thaçi paguan miliona për takimin me Trump-in, por ja si bënte diplomaci Ibrahim Rugova

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 13 qershor 2018 Në ora: 18:40
Ibrahim Rugova dhe Bill Clinton

Krahas presidentit aktual të Kosovës, Hashim Thaçit, që paguan miliona euro për një takim me presidentin amerikan, ish presidenti historik Ibrahim Rugova, nuk e kishe këtë problem.

Dr. Ibrahim Rugova, në kulmin e karrierës së tij politike, kishte shumë miqësi dhe takime të shpeshta me presidentët amerikan dhe zyrtarë të tjerë të atij shteti.

Image
Bill Clinton dhe Ibrahim Rugova

Ishte tetori i vitit 1989, kur Rugova vizitoi për herë të parë Amerikën, e që nga atëherë, çdo ditë e më shumë u forcuan lidhjet e presidentit Rugova me amerikanët. Gjatë viteve 1990/99, dr. Rugova do të realizonte dhjetëra takime me kongresistë e senatorë, me udhëheqës të administratës, me kryediplomatët e gjithashtu edhe me presidentin amerikan në atë kohë, Bill Clinton.

“Kam pasuri nder ta mbështesë luftën e tij dhe të popullit të Kosovës për paqe dhe liri,"ishte shprehur Bill Clinton kur kishte vdekur Rugova, përcjell “Bota sot”.

Nga qeveria e SHBA-ve, thoshin se Rugova e fitoi admirimin e popullit amerikan përmes veprimeve të tij paqësore dhe ishte një udhëheqës që punoi me përkushtim vetëmohues për kauzën e Kosovës.

Presidentët George Bush dhe Bill Clinton e vlerësuan presidentin Rugova një mik të vërtetë të Amerikës.

Image
Madeliene Albright dhe Ibrahim Rugova

Në anën tjetër, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ndarë rreth gjysmë milioni euro, muaj më parë për një kompani lobuese amerikane, që është e afërt me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump.

Krejt këto të holla janë dhënë me qëllim që kjo kompani ta mundësojë një takim të Thaçit me presidentin amerikan, me arsyetimin për nevojat e Zyrës së Presidentit dhe shërbime të konsulencës.

Vitin e parë Hashim Thaçi si president kryesisht e çoi në zyrën e tij. Takimet më të shpeshta që mund t’i bënte ishin ato me mësues e veteranë në kohë fushate. Akoma  Nuk pranonte asnjë ftesë të rëndësishme për vizita ndërkombëtare. Me Edi Ramën dhe Erdoganin ishin takimet më të rëndësishme  që mund t’i ketë pasur Presidenti Thaçi gjatë vitit të parë të mandatit të tij në krye të shtetit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test