Libri i Thaçit është bërë “Bibël e Kuran” për punëtorët e tij

Aktuale

Libri i Thaçit është bërë “Bibël e Kuran” për punëtorët e tij

Nga: D.RR Më: 13 qershor 2018 Në ora: 17:09
Libri i Thaçit

Siç duket punëtorët institucional të punësuar nga shefi i tyre, Hashim Thaçi, e kanë “Bibël dhe Kuran” librin e tij, “Shtet i Ri, Burrështatas Modern”, të shkruar nga dy autorë britanik, të bazuar në intervistën shumë orëshe të Thaçit.

Ministri i drejtësisë, Abelard Tahiri, në konferencën për media lidhur me sanksionet për ata që nuk janë në rregull me deklarimin e pasurisë, mbrapa tij kishte librin e Thaçit i veçuar nga librat e tjerë, në një pozitë më të mirë për promovim, shkruan “Bota sot”.

Vendosja e librit në atë pozitë mund të jetë edhe e qëllimshme, pasi pikërisht kamerat e mediave ishin në atë drejtim, duke qenë edhe libri i Thaçit në fokus.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat