Shkon të luftojë në Siri, ngritet aktakuzë ndaj tij

Aktuale

Shkon të luftojë në Siri, ngritet aktakuzë ndaj tij

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 14:31
Ilustrim

Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti sot aktakuzë kundër R.D., për shkak të veprës penale bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose para policore, në organizimet grupore apo individualisht, jashtë territorit të Kosovës.

Sipas aktakuzës, i pandehuri më 26.05.2017, me vullnet dhe vetëdije të plotë është nisur drejt Sirisë, me qëllim që t’i bashkohet organizatave ushtarake në këtë vend që ndodhet tash e gati tetë vjet në luftë.

Pas shkuarjes në Turqi, autoritetet e Kosovës kanë bërë kërkesë për kthimin e tij në vendin tonë.

“I pandehuri R.D., më 02.06.2017, është nxënë në Turqi, ndërsa më datë 14.05.2017  është kthyer në Kosovë. Me këto veprime ka kryer veprën penale “bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose para policore, në organizimet grupore apo individualisht”, jashtë territorit të Kosovës  sipas Ligjit për parandalimin dhe bashkimin në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit L-05/002”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat