Të premten, dita e parë e Fitër Bajramit

Aktuale

Të premten, dita e parë e Fitër Bajramit

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 11:50
Foto ilustrim

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton opinionin e gjerë se muaji i Ramazanit përfundon ditën e enjte, më 14 qershor.

Dita e parë e festës së Fitër - Bajramit është të premten, më 15 qershor.

Manifestimi qendror për festën e Fitër - Bajramit për Republikën e Kosovës mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Manifestimi fillon në ora 04:10, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga drejtori i Medresesë, Jakup ef. Çunaku.

Namazi i Fitër – Bajramit falet në ora 05:34 minuta të cilit do t'i prijë, Resul ef. Rexhepi-sekretar i përgjithshëm i BIK-ut.

Hytben e Fitër - Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës,  Naim ef. Tërnava, i cili do t’u drejtohet opinionit të gjerë me mesazh për këtë festë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat