Miratohet projektligji për konfiskimin e pasurisë së fituar përmes vepër penale

Aktuale

Miratohet projektligji për konfiskimin e pasurisë së fituar përmes vepër penale

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 11:24
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë, përmes së cilit po synohet konfiskimi i çfarëdo pasurie të fituar përmes vepër penale.

Projektligji që është dërguar në Qeveri nga Ministria e Drejtësisë, përcakton kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë atëherë kur procedurat e detajuara në Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës nuk janë të mjaftueshme.

Ky projektligj ka për qëllim marrjen e hapave vendimtarë ndaj keqpërdoruesve, ndaj personave që merren me krim të organizuar, ndaj personave zyrtarë e politikë që mund të pasurohen përmes korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë është miratuar edhe Projektligji për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, si dhe janë shqyrtuar edhe disa vendime të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat