Paralajmëron Gërxhaliu: Rritja e pagave e dëmton Kosovën, fton ministrin Hamza që mos të nënshkruaj - Bota Sot
Paralajmëron Gërxhaliu: Rritja e pagave e dëmton Kosovën, fton ministrin Hamza që mos të nënshkruaj

Aktuale

E martë, 21 gusht 2018

Paralajmëron Gërxhaliu: Rritja e pagave e dëmton Kosovën, fton ministrin Hamza që mos të nënshkruaj

Nga: N. Sh Më: 13 qershor 2018 Në ora: 09:15
Safet Gërxhaliu

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që morri për rritjen e pagave të Qeverisë, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu ka ftuar ministrin e Financave Bedri Hamza që të mos e nënshkruaj këtë vendim.

Vendimin e kreut të Qeverisë Ramush Haradinajt, dhe më pas vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rritjen e pagave nuk e kanë pritur mirë shoqëria civile dhe një pjesë e politikës, të cilët për momentin nuk ju takon rritja.

Ai beson në profesionalizmin dhe etikën e ministrit Bedri Hamza dhe ai nuk do të nënshkruajë vendimin për rritje të pagave.

“Vendimi për rritje të pagave nga ana a Qeverisë së Kosovës është në kundërshtim me zhvillimin ekonomik të Kosovës. Unë e ftoj ministrin e Financave Bedri Hamza që të mos e nënshkruaj këtë vendim pasi që ky vendim do ta dëmtojë shumë Kosovën”, tha Gërxhaliu, transmeton gazeta “Bota sot”.

Gërxhaliu thekson se rritja e pagave për një pjesë të zyrtarëve shtetëror do të dëmtojë edhe më shumë sektorin privat, i cili në kohët e fundit po ndeshet me probleme të mëdha sa i përket gjetjes së fuqisë punëtore.

“Vendimi për rritje të pagave e dëmton Kosovën, në aspektin ekonomik, social, integrues, e më veçanti në aspektin psikologjik, është demotivues për të rinjtë”.

Ai bëri me dije se në fillim kanë menduar se Qeveria do të merret më shumë në edukim, e zhvillim ekonomik dhe promovim të ndërmarrësisë vendore, por me vendimin për rritje të pagave është në kundërshtim të këtyre objektiva.

“Kjo e dëshmon edhe shqetësimin tjetër që sot më tepër mbrohen interesat e grupeve të caktuara sesa interesat e qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Safet Gërxhaliu.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test