Selmanaj: Haradinaj drejt fundit në politikë, po provon maksimalisht të abuzojë

Aktuale

Selmanaj: Haradinaj drejt fundit në politikë, po provon maksimalisht të abuzojë

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 23:29
Driton Selmanaj

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë se kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, është në ditët e fundit të karrierës së tij politike.

Selmanaj ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se Haradinaj po e sheh “fundin e tij në politikë”.

Sipas Selmanajt, duke e kuptuar këtë, Haradinaj “po provon maksimalisht të abuzojë, sa të mundet”.

Selmanaj ka vlerësuar se Kosova s’ka pasur kryeministër më të dobët sesa Haradinaj.

Deputeti i LDK’së ka thënë se edhe vetë Haradinaj ka pranuar se është i dobët, me deklaratat e tij publike.

Selmanaj ka kujtuar deklaratën e Haradinajt se s’është aq i aftë në negociata, prandaj edhe ka propozuar që presidenti Hashim Thaçi t'i udhëheqë bisedimet me Serbinë në Bruksel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat