Kjo është pasuria e Dardan Molliqajt

Aktuale

Kjo është pasuria e Dardan Molliqajt

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 21:47
Dardan Molliqaj

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj ka publikuar pasurinë në Agjencionin Kundër Korrupsionit.

Në deklarimet e tij, thuhet se Molliqaj banon me qira në lagjen Mati 1 në Prishtina.

Në deklarimin e pasurisë së tij të paluajtshme ka thënë se nën-pronësinë e prindit të tij ka një shtëpi me vlerë prej 60 mijë euro si dhe një truall me shumë 45 mijë euro.

Deputet i PSD-së vozitë veturën Alfa Romeo e cila i ka kushtuar 4 mijë euro.

Para të gatshme në bankat e Kosovës në total ka 3 529,97 euro (3 mijë e 529 euro).

Tek përshkrimi i hollësishëm i të hyrave vjetore, Molliqaj ka deklaruar se merr 7.490.41 euro (7 mijë e 490 euro)  nga Kuvendi i Kosovës për punën e tij si deputet.

Ndërsa prindi i tij në vit merr gjithsej 2.040 euro.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat