53 milionët për “Bechtel Enka” dhe humbja e sigurt e Qeverisë

Aktuale

53 milionët për “Bechtel Enka” dhe humbja e sigurt e Qeverisë

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 12 qershor 2018 Në ora: 19:16

Qeveria e Kosovës shpeshherë shpërndan miliona pa iu bërë vonë për buxhetin e Kosovës.

Madje ndonjëherë “veç për qejf” të kryeministrit Haradinaj, si ajo e faljes së borxheve të ujit për bizneset në vend, e ndonjëherë në dhënien e milionave pa asnjë arsyetim kredibil, siç është rasti më i freskët ai 53 milionë eurove kompanisë Bechtel Enka.

Njohësi i çështjeve juridike profesor Muhamet Kelmendi, ka thënë për “Bota sot”, se në aspektin juridik e tërë çështja varet nga kontrata e nënshkruar dhe nga ekzekutimi i saj në afatet kontrakturë.

Sipas tij, nëse njëra apo të dy palët nuk i përbehen kontratës vjen në shprehje masat ndëshkuese të karakterit të dëmit material që ngarkon palën që nuk e ka ekzekutuar kontratën.

Image
Muhamet Kelmendi

“Zakonisht këtu janë disa raste që në kontratë parashikohen si :vonesa e ekzekutimit të mjeteve financiare sipas kontratës, mungesa e kryerjes së punëve sipas kontrollores dhe mos kryerja e punëve në bazë të kontratës, fjala është për kualitet. Po ashtu ka edhe raste të tjera të cilat përcaktohen në kontrate, zakonisht për rastet e tilla përcaktohet një shumë në kontrate. Më  pas në dy mënyra bëhet ekzekutimi. Së pari para gjykatës së bendit dhe së dyti në arbitrazh dhe dënimet janë shumë të rënda” ka thënë profesor Kelmendi.

Ndërsa njohësi i çështjeve politike, Ismet Haziri, konsideron se është i qëndrueshëm në lidhje me projektet kapitale të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës.

“Ne si Kosovë asnjëherë nuk jemi ndarë të kënaqur me transparencën e marrëveshje për kontratat e nënshkruara. Gjithë herë aty ku nuk ka transparencë, ka dhe lindin dyshime të bazuara në argumente, apo pa argumente. Prandaj, mendojë se edhe kontrata e arritur me “Bechtel-Enka” me Qeverinë e Kosovës për Autostradën “Arbër Xhaferi” është ë tillë, përveç që ka hapur dilemat e 53 milionëshit, ka marrë edhe konotacione politike, diplomatike dhe ekonomike. Duke e ditur se si Kosovë jemi me njohuri dhe me provoja të munguara në përpilimin e kontratave te rangut ndërkombëtar te cilat po sjellin dhe mundë te sjellin pasoja për buxhetin dhe imazhin e vendit”, ka thënë Haziri.

Sipas tij, Qeveria me vartësit e vetë do të ishte mirë të ftonin ekspert me provojë dhe të pa anshëm ne përpilimin e kontratave duke paraparë jo vetëm dinamikën pozitive, por edhe ngecjen që paraprakisht të ishte në marrëveshje e kontratës si element mbrojtës nga arbitrazhi dhe që do të kishte një kosto ma të ulët se 53 milionëshi që po zbrazet nga buxheti i Kosovës.

Image
Ismet Haziri

“Janë fakte se këto vende janë shumë meritore për Lirin e Kosovës, por kompanitë Turke, Gjermane, Amerikan, Angleze, Franceze e të tjera në vendin e tyre për projekte të mëdhaja apo të vogla që të jenë përfitues i nënshtrohen kritereve dhe konkurrencës ekstreme me qëllim që të ruhet buxheti dhe interesi i komunitetit. Me këtë dua të them pse opsioni te dëmtohet interesi i qytetarëve të Kosovës duke favorizuar kompani që të operojnë e afrojnë pa ndonjë rriskë ekonomik vetëm dhe vetëm se janë nga andej e këndej. Prandaj, 53 milionëshi që po derdhet ne xhepat e “Bechtel –Enka” nuk është vendim admirues dhe as veprim i ndërmarr sipas fakteve dhe elementeve që përmban kontrata ne mesë të palëve kontraktuese”, ka thënë Haziri.

Ai ka thënë Qeveria dhe Ministria e kanë paragjykuar apriori si humbje të sigurt.

“Prandaj mendojë se ekspertët e këtyre fushave duhet të bëjnë një investigim të plotë profesional, e ekonomik dhe juridik për të parë se nga kush ka pasur parregullsi dhe abuzime dhe se a kanë qenë në pyetje mbi 14 milion euro apo 53 milion euro për ndryshimin e kushteve të Kontratës që të bëhet kohëzgjatja e përfundimit të autostradës në pamundësinë e dinamikës së pagesave sipas marrëveshjes në kontratë. Në fund dua të shprehi ajo që është ngazëlluese për përfaqësuesit e “Bechtel-Enka” gëzimi për 53 milion euro që më shumë i ngjason një fitimi në lojërat e fatit, por është një thënie se të fortit gjithnjë i prinë fati”, ka thënë Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat