Plaku nga Gjakova që ia vranë djalin në Barcelonë: Po e pres kufomën, Zoti e di sa kanë me vonu

Aktuale

Plaku nga Gjakova që ia vranë djalin në Barcelonë: Po e pres kufomën, Zoti e di sa kanë me vonu

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 18:46
Prane kafenese ku Xhemaili po pret ndonje lajm per djalin e vdekur

Bujar Gashi, 41 vjeç nga Gjakova, prej vitesh me vendbanim në Barcelonë, ka vdekur në rrethana misterioze, javën e kaluar. Dyshohet se një përleshje me thikë ka qenë fatale për të në qytetin katalonas ku kishte migruar prej vitesh. Në Barcelonë, Gashi, ushtronte profesionin e shoferit. Familja e tij në Gjakovë që e priste vizitën, tani po e presin kufomën

Në kafenenë përballë banesës ku banon me qira, babai i moshuar i Bujarit, Xhemaili, i tronditur me rastin që i ka ndodhur familjes së tij i tha Express se nuk ka asnjë informatë se si ndodhi ngjarja dhe cilat motive e çuan drejt vdekjes djalin e tij.

Xhemaili tha se po e pret kufomën e Bujarit për të hapur të pamën.

Shkrimin e plotë mund të lexoni këtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat