Ministri që ka vetëm 467 euro në bankë e në pronësi ka dy kafiteri!

Aktuale

Ministri që ka vetëm 467 euro në bankë e në pronësi ka dy kafiteri!

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 18:11
Uran Ismaili

Është publikuar raporti i deklarimit të pasurisë të zyrtarëve shtetëror. Pjesë e deklarimit të pasurisë është edhe ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili.

Në  deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, ai ka një banesë të cilën e ka blerë, pasi që ka shitur një banesë tjetër dhe ka kredi, e cila e ka kushtuar rreth 135 mijë euro. Për më tepër, ai ka një tokë në vlerë 20 mijë euro e blerë me kredi.

Gjithashtu, Ismaili ka deklaruar se ka tre biznese ‘Printques’ dhe kafiteri në Prishtinë: Bon Vivant dhe Matisse.

Ndërsa, ka deklaruar se ka para të gatshme 467 euro në bankën “RBKO”, shkruan "Bota sot".

Gjithashtu, ai ka detyrime financiare në dy banka të ndryshme, dhe bashkëshortes së tij për një prnon në Brezovicë.

Kurse, ai ka këto të të hyrat vjetore si si Ministër i Shëndetësisë rreth 15 mijë e 256 euro nga paga

Ndërsa, kurse nga ‘Bon Vivant’ të ardhurat vjetore arrijnë në 6 mijë e 214 euro.

 Si asamblistë në Kuvendin Komunal të Prishtinës merr 195 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat