Apostolova i jep goditje Qeverisë: Ju ka ikur afati

Aktuale

Apostolova i jep goditje Qeverisë: Ju ka ikur afati

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 15:22
Natalya Apostolova

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova sot ka qenë prezente në mbledhjen e Qeverisë ku ka diskutuar për marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

“Nëse keni lexuar me kujdes strategjinë për vendet e Ballkanit Perëndimor keni mundur ta shihni se rruga e Kosovës drejt BE është e shtruar nga implementimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Këto prioritete kanë një kohë të implementimit dhe koha e përfundimit ka qenë një vit. E dimë që këto nuk janë bërë për shkak se keni pas procese zgjedhore dhe formimin e qeverisë. Ju e keni humbur një vit. Në mënyrë që ta kompensoni komisioni ka vendos me shty afatin e implementimit”, ka thënë Apostolova.

Sipas saj, është shumë e rëndësishme që kjo të kompensohet deri në fund të vitit.

“Ne nuk dimë se kush kanë me qenë komisionerët e rinj. Por ju keni presidentin Junker që është prej politikanëve kryesor dhe keni komisionerin Hahn që është mik shumë i mirë i Kosovës. Mos e humbni këtë mundësi”, është shprehur Apostolova.

Ndërsa ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha ka thënë se Kosova është e përkushtuar në plotësimin e reformave evropiane.

Ajo ka shtuar se këtë agjendë do të arrijnë ta plotësojnë deri në shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat