Haradinaj: Kosova, e përcaktuar për perspektivën evropiane

Aktuale

Haradinaj: Kosova, e përcaktuar për perspektivën evropiane

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 14:50
Qeveria Haradinaj

(E plotësuar) - Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ka prezantuar agjendën e reformave evropiane, ku ka folur për perspektiven dhe sfidat.

Ajo tha se zbatimi i ERA-s mbetet prapa dhe se kjo është vlerësuar edhe në raportin e Kosovës këtë vit dhe se të gjithë duhet të përballen me realitetin. Ndërsa shtoi se institucionet e sundimit të ligjit, kanë nevojë për një forcim të mëtejshëm, në mënyrë që të bëjnë progres në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Apostolova: Institucionet e sundimit të ligjit kanë nevojë për një forcim të mëtejshëm

"Miratimi i planit të veprimit dhe ndryshimet legjislative të domosdoshme, për shtatë agjencitë e identifikuara të zhvendosur  nën mbikëqyrjen e qeverisë, duhet të përfundohen në përputhje me kontratën e mbështetjes së buxhetit të sektorit. Unë e di se është një proces shumë i vështirë. Unë kam folur edhe me kryetarin e Kuvendit, Veseli dhe kam pasur shumë biseda me kryeministrin, por dua të bëj këtu një koment, rruga e BE-së nuk është gjithmonë e lehtë. Pastaj institucionet e sundimit të ligjit, kanë nevojë për një forcim të mëtejshëm, në mënyrë që të bëjnë përparim në historinë e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Departamenti special i prokurorisë dhe i krimeve ekonomike mbetet nevojë për t’u forcuar dhe besoj se gjërat e nevojshme do të jenë në vend deri në shtator. Tani, forcimi i konkurrencës dhe investimeve në Kosovë është gjithashtu një shtyllë e ERA-së  dhe është çelësi për të kapur mundësitë e marrëveshjes së MSA-së. Ajo që dua të them këtu është se kjo është kryesisht shtylla më problematike dhe është një shtyllë problematike jo vetëm në Kosovë, por ka  qenë gjithmonë një shtyllë problematike edhe në shtetet e tjera anëtare", tha ajo.

Ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se janë dakorduar në një agjendë të trashëguar të reformave evropiane, duke identifikuar edhe prioritetet. Ai tha se një pjesë e këtyre prioriteteve janë realizuar.

Haradinaj: Kosova është e përcaktuar për perspektiven evropiane

“Një pjesë e prioriteteve janë realizuar, janë ato në rend dhe ligj. Në luftën antiikorrupsion, në reformë në administratën shtetërore,  në përmirësim të klimës biznesore, sigurimin e stabilitetit energjetik e tema tjera. Temat e  hapura janë bartja e disa agjencive nga kuvendi. është kodi i procedurës penale, ende i pakryer Ligji për arsimin e lartë. Është një traktat i marrëdhënieve të  transportit me Maqedoninë. Iu siguroj një gjë që edhe unë dhe secili prej nesh, vërtetë kemi interes. Është interes i Kosovës dhe qytetareve të vendit, që jo vetëm atë që njihet si angazhim në rend e ligj e në luftë kundër korrupsionit e krimit të organizuar, por dhe përcjellja e rasteve në proces. Por, kemi interesim të vazhdojmë më reformat evropiane, sepse është dhe perspektiva evropiane për ne.  Kosova është e përcaktuar për perspektiven evropiane”, tha ai. Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata H oxha, ka shprehur besimin se institucionet vendore do të ketë angazhim më të madh, në mënyrë që të përmbyllet me sukses agjendën evropiane të reformave, duke thënë se afati i fundit për këtë do të jetë muaji shtator.

Hoxha: Deri në fund të shtatorit agjenda evropiane të përmbushet

“Edhe reformat në shtylla tjera,  kemi marrë premtime dhe përkushtim që të gjitha do të miratohen dhe do të  përfundojnë deri në fund të shtatorit. Ky afat i cili ne po synojmë ta përmbushim komplet ERA-n. Me këtë përkushtim ne do të arrijmë që afatin e shtatorit ta zëmë dhe agjenda evropiane e reformave të përmbushet”, tha ajo.

Ndërsa, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, tha se prioritet i kësaj ministrie është fuqizimi i Prokurorisë Speciale, ku do të rritet numri i prokurorëve. 

Tahiri: Kemi bërë avancim jashtëzakonisht të madh

“Pra, gjyqësori dhe prokuroria do t’i kenë jo gjyqtarë dhe prokurorë, mirëpo staf mbështetës zyrtarë ligjorë, bashkëpunëtorë profesionalë rreth 300 të rinj për vitin 2018. Është hera e parë që ka pësuar një ngritje kaq të madhe. Po ashtu, falë mbështetjes së Ministrisë së Financave, jemi në rekrutimin të 39 gjyqtarëve të rinj. Këshilli gjyqësor është në rekrutim të 39 gjyqtarëve të rinj. Në masë të madhe do të fokusohen në gjykatën themelore të Prishtinës, sepse gjykata themelore është gjykata më e ngarkuar në Republikën e Kosovës. Ajo që ka qenë prioritet i ynë është dhe fuqizimi i prokurorisë speciale edhe me prokurorë të rinj. E kemi përmbyll në masë të madhe përpos Kodit të Procedurës Penale dhe projektligjet që lidhen me luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kemi arritur të bëjmë një avancim jashtëzakonisht të madh”, tha ai.

Haradinaj flet për plotësuara të Kosovës për reforma evropiane

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se janë dakorduar në një agjendë të trashëguar të reformave evropiane, duke identifikuar edhe prioritetet.

Në mbledhjen e Qeverisë, Haradinaj ka thënë se një pjesë e këtyre prioriteteve janë realizuar.

Rendi dhe lindi, kundër korrupsioni dhe klima biznesore, janë ndër prioritetet e realizuara, sipas Haradinajt. Kurse, tema të hapura janë: bartja e disa agjencive nga kuvendi, ligji për arsimin e lartë, si dhe traktati i transportit me Maqedoninë.

“Iu siguroj që kemi interes, është interes i Kosovës dhe qytetareve që jo vetëm atë që njihet si angazhim në rend e ligj dhe përcjellja e rasteve ne proces. Por kemi interesim të vazhdojmë më reformat evropiane. Sepse Kosova është e përcaktuar për perspektiven evropiane”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat