Testi i maturës më pozitiv se herët e kaluara

Aktuale

Testi i maturës më pozitiv se herët e kaluara

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 13:30
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, raportoi sot para Komisionit Parlamentar për Arsim për mbarëvajtjen e Maturës Shtetërore 2018 dhe për tema tjera me rëndësi.

Ai me këtë rast i njoftoi anëtarët e Komisionit Parlamentar për ecuritë dhe administrimin e Testit të Maturës, me ç‘rast theksoi se menaxhimi i këtij testi, të organizuar për herë të parë në katër regjione, e ka lehtësuar punën dhe ka pamundësuar parregullsitë në masë të konsiderueshme.

“Mendoj se është arritur qëllimi primar i ndarjes në katër regjione të mbajtjes së testit të maturës, i cili kishte për synim të menaxhohet më mirë dhe dukuritë negative që kanë ndodhur në të kaluarën të mos na përsëriten“, tha ai.

Sipas tij, mbajtja e testit në katër regjione ka ndikuar që testi sivjet të jetë më pozitiv se herët tjetra.

“Nëse do të bënim një përkufizim të përgjithshëm, them se rezultatet e Testit të Maturës, do ta kenë një përqindje më të lartë të realitetit, apo besueshmërisë se sa ka qenë në vitet e kaluara“, theksoi ministri Bytyqi.

Ndryshe, këtë vit testit i janë nënshtruar  27.737 nxënës, ndërsa për shkak të parregullsive janë përjashtuar 56 nxënës dhe 8 administratorë, ndërsa nxënësit e përjashtuar do të kenë të drejtë testimi në afatin e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat