Hoti: Neni për përvojën e punës së nëpunësve civil nuk po zbatohet

Aktuale

Hoti: Neni për përvojën e punës së nëpunësve civil nuk po zbatohet

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 12:11
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka shprehur shqetësim për mos zbatimin e përvojës së punës për vitin 2018 për nëpunësit civil në kohën kur, siç thotë, kryeministri Ramush Haradinaj është kujdesur që të dyfishojë pagat për anëtarët e kabinetit të tij.

“Kryeministri i Kosovës është kujdesur që të dyfishojë pagat për anëtarët e kabinetit të tij, por jo edhe për të zbatuar nenin 18 të ligjit të pagave të nëpunësve civil. Ky nen thekson se për çdo vit të përvojës së punës, nëpunësit civil gëzojnë rritje të pagës bazë prej 0.5%. Për vitin 2018, ky nen është dashur të zbatohet nga data 1 prill 2018, por kjo nuk ka ndodhur”, shkruan Hoti në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat