Zbulohet pllaka memoriale për ushtarët e KFOR-it të rënë në Kosovë

Aktuale

Zbulohet pllaka memoriale për ushtarët e KFOR-it të rënë në Kosovë

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 10:58
Zbulimi i pllakes memoriale për ushtarët e KFOR-it të rënë në Kosovë

(E plotësuar)- Në sheshin “Nëna Terezë” të Prishtinës është bërë zbulimi i pllakës memoriale kushtuar ushtarëve të KFOR-it që kanë humbur jetën në Kosovë.

Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) Rrustem Berisha, ka thënë se 12 qershori i vitit 199 do të mbetet përjetësisht në histori si dita e kthimit dhe shpresës, kur u përjetua liria.

Berisha: Është gur i garancisë dhe miqësisë së përjetshme ndërmjet Kosovës dhe popujve paqeruajtës

“ Me mijëra ushtarë dhe paqeruajtës na ndihmuan të ndalohej gjenocidi ndaj popullit shqiptar, dhe bashkërisht të ndërtonim një Kosovë të re si shtet i pavarur dhe sovran, me mundësitë e barabarta për të gjithë qytetarët e saj. Monumenti që ndërtuam në kujtim të 157 ushtarëve të rënë që nga viti 1999 e deri sot, është shumë pak për të falënderuar ata që bënë aq shumë për ne, por është gur i garancisë dhe miqësisë së përjetshme ndërmjet Kosovës dhe popujve paqeruajtës me ushtrinë e NATO-s dhe djemve tanë më të mirë që kontribuan në rrugëtimin drejt lirisë sonë”, u shpreh Berisha.

Kryeministri Ramush Haradinaj  me këtë rast u shpreh se Kosova ka për synim integrimin euro-atlantik, duke shtuar se kujtimi për ushtarët që sakrifikuan jetën në shërbim të paqes

Haradinaj: E mirëpresim qëndrimin e përhershëm të KFOR-it në Kosovë

“Qeveria dhe populli i Kosovës është përjetë mirënjohës NATO-s dhe shteteve që kontribojnë në KFOR, ne jemi popull që shprehim falënderim, nuk harrojmë të kaluarën, dhe duam të kemi të ardhme të sigurt. Kosova synon anëtarësimin në NATO, në organizatën  e ushtrive të paqes, për të ndihmuar jo vetëm veten dhe rajonin, por këdo dhe kudo që ka nevojë. Kosovë është e gatshme të kontribuojë për sigurinë dhe paqen në botë. Ky memorial është një simbol që Kosova e ka vendosur në rrugën e vet për nderimin ndaj të rënëve. Ne e mirëpresim qëndrimin e përhershëm të KFOR-it në Kosovë. Liria është vlera jonë e përbashkët e Kosovës dhe aleatëve”, u shpreh Kryeministri Haradinaj.

Komandati i KFOR-it, Salvadore Couci i ka quajtur vetëmohues, ushtarët e rënë, duke shtuar se përvoja më e hidhur e një komandati është humbja e ushtarëve.

Couci: Ky memorial do të shërbejë si një kujtesë e përhershme

“Sot institucionet e Kosovës nderojnë ushtarët e KFOR-it të cilët bënë sakrificën më sublime për popullin e Kosovës, respekti për këta ushtarë të rënë tregon që rënia e tyre çmohet lart. Në emër të të gjithë ushtarëve që kanë shërbyer në KFOR që nga vitit 1999 dëshiroj të shpreh vlerësimin tim më të sinqertë për këtë memorial. Ky memorial do të shërbejë si një kujtesë e përhershme e këtyre ushtarëve të guximshëm të KFOR-it, t’i nderojmë ata me punën tonë të vazhdueshme për ta bërë Kosovën një vend më të mirë”, u shpreh ai.

Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Operacione, John Manza ka thënë se KFOR-i ka dëshmuar efikasitet, duke u bërë një prej organizatave ndërkombëtare më të besuara në Prishtinë, duke shtuar se ky besim është i njejtë për të gjithë komunitetet.

Manza: Ky monument do të mbetet një simbol për një kohë të gjatë

“Në emër të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s më lejoni të shfrytëzoj rastin ta falënderoj popullin e Kosovës për këtë iniciativë në ndërtimin e këtij monumenti mjaft domethënës, këtu në qendër të Prishtinës. Ky monument do të mbetet një simbol për një kohë të gjatë për atë se çka kemi bërë gjatë këtyre viteve në Kosovë, se si kemi arritur t’i kalojmë dallimet e së kaluarës , e të ndërtojmë një Kosovë të re e të fortë që synon drejt së ardhmes, e kjo e ardhme është padyshim integrimi euro-atlantik”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se suksesi i KFOR-it nuk do të ishte i mundur pa angazhimin e aleatëve në këtë mision paqeruajtës.

Të pranishëm ishin edhe familjarë të ushtarëve të rënë, si dhe pjesëtarë të spektrit diplomatik në Kosovë. 

Zbulohet pllaka memoriale për ushtarët e KFOR-it (Drejtpërdrejt)

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në ceremoninë e zbulimit të pllakës memoriale për ushtarët e KFOR-it që kanë humbur jetën gjatë shërbimit në Kosovë.

Pllaka memoriale zbulohet në sheshin “Nënë Tereza”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat