Presidenti Thaçi takoi Kryeministrin e Kongos, bisedojnë për bashkëpunimin ekonomik

Aktuale

Presidenti Thaçi takoi Kryeministrin e Kongos, bisedojnë për bashkëpunimin ekonomik

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 22:36
Pamje nga takimi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar Kryeministrin e Republikës Demokratike të Kongos, Bruno Tshibala Nzenze, me të cilin bisedoi për vendosjen e bashkëpunimit në mes dy vendeve.

“Kosova sot është shtet i konsoliduar, e njohur nga 116 shtete dhe anëtare e shumë organizatave të ndryshme ndërkombëtare”, u shpreh presidenti Thaçi.

“Ju falënderojmë për përkrahjen tuaj në Organizatën e Frakofonisë”, shtoi presidenti Thaçi dhe shprehu dëshirën që dy shtetet të fillojnë të bashkëpunojnë në sektorë të ndryshëm të jetës.

Kryeministri Tshibala u shpreh i kënaqur me mundësinë për t’u takuar.

“Të vejmë marrëdhënie ekonomike dhe të mësojmë nga përvojat e njëri-tjetrit”, ka thënë presidenti Tshibala.

Thaçi u shpreh se Kosova është e gatshme për bashkëpunim.

Presidenti Thaçi ka takuar kryeministrin Tshibala në margjina të Forumit Ekonomik Ndërkombëtar të Kontinentit të Amerikës (IEFA), që po mbahet në Montreal të Kanadasë.

Thaçi do të jetë folës në panelin “Evropa në udhëkryq” në ditën e parë të konferencës, thuhet në komunikatën për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat