Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka komentuar vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me kërkesën e kryeministrit Ramush Haradinaj për rritjen e pagave. Ai në një postim të tij në Facebook ka shkruar se vendimi i kësaj gjykate është si ‘hajgaret e Facebook-ut’.
Sipas tij, të gjithë gjykatësit duhet dërguar në fakultet nga fillimu, pasi diplomat i paskan marr me të njofshëm.
Postimi i plotë:
Vendimi i Gjykates Kushtetuese sot eshte si keto hajgaret neper Facebook, kujt i fillon emri me R, gjykata kushtetuese ja rrit pagen.
A kane naj trohe integriteti, morali apo etike keta gjykates në Kushtetuese?
Edhe studentet në vitin e pare te fakultetit juridik e kuptojne ndarjen e pushteteve. Po jo edhe keta gjykates, apo thjeshte vendimi eshte shkru dikund tjeter e keta e kane nenshkru.
Per GJK balanci i pushteteve nuk ekziston.
GJK qeverise I jep autoritet dhe atribut ligjvenes.
Kerkese urgjente, te gjithe gjykatesit e kesaj gjykate me i dergu prej fillimit në fakultet juridik, se po get diplomat I paskan marr me te njofshem.