Hoti, vendimin e Kushtetueses për rritjen e pagave, e quan skandaloz

Aktuale

Hoti, vendimin e Kushtetueses për rritjen e pagave, e quan skandaloz

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 19:54
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka komentuar rreth vendimit të Gjykatës Kushtetuese se kryeministri Ramush Haradinajn, nuk ka bërë shkelje kur ka rritur pagat e Qeverisë.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me rritjen e pagave për kabinetin qeverisës vlerëson se vendimi i Qeverisë nuk përbën çështje të nivelit kushtetues. Kaq”, ka thënë Hoti.

“Por, këtë vendim, ashtu sikurse edhe vendimet tjera skandaloze të kësaj Qeverie të pakicës, do ta pengojmë me mjete ligjore, politike dhe demokratike”.

“NA DUHET MBËSHTETJE E MADHE QYTETARE PËR TË BËRË HEQUR QAFE PËRGJITHMONË KËTË KLASË POLITIKE QË PO VJEDH TË ARDHMEN E GJENERATËS SË ARDHSHME”, ka shkruar ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat