“Nuk jam specialist për dialog”: Por, ja për çka është specialist kryeministri Haradinaj

Aktuale

“Nuk jam specialist për dialog”: Por, ja për çka është specialist kryeministri Haradinaj

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 11 qershor 2018 Në ora: 16:44
Kryeministri Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka folur për specialitetet e tij. Ai duke mos treguar specialitetet që i ka, ka folur vetëm për të metat e tij.

Kryeministri ka pranuar se dialogun me Serbinë në Bruksel nuk e ka specialitet andaj edhe është tërhequr.

“Unë nuk jam për zgjidhje të këqija, por fakti që me iu frikësua një zgjidhje të keqe, duke ikë nga përfaqësimi i të drejtës tënde, kjo i bie sikur të ikësh nga vetvetja. Sa i përket kritikave se jam tërhequr nga dialogu, kjo është e vërtetë se nuk jam ndonjë specialist i dialogut me Serbinë. E pranoj këtë si të metë timen, por e ndihmojë dialogun duke e ndihmuar edhe fuqizimin e Kosovës brenda, shtetin. Nëse e forcojmë substancën brenda, kushdo që më përfaqëson mua në tavolinë, atje del më i zoti, dhe është më mirë për të gjithë ne pastaj”.

Ish- deputeti i Kosovës, Driton Tali potencon që specialitet i Ramush Haradinajt është padija, vulgariteti dhe josinqeriteti.

“Ky gjithë atë kredit që e pati për shkak të vëllezërve të tij heronj dhe luftës që bëri, e ka harxhuar totalisht. Është padyshim kryeministri më i dobët që patëm deri më sot”, thotë ai, duke shtuar se, Haradinaj është edhe më i dobët se ish-kryeministri Bajram Kosumi të cilin Ramush Haradinaj vetë e bëri dhe vetë e hoqi.

“Ramush Haradinaj e filloi si më së keqi. Së pari duke bërë koalicion me PDK-në, pra me atë që vetëm para disa dite para së të bashkohej, i akuzonte për tradhti dhe hajni. Koalicioni u mundua të na shes si “kundër reagim ndaj rrezikut sllavo-komunist për shkak të Isa Mustafa u bashkua me Behxhet Pacollin”. Dhe pastaj shkonte pas Behxhetit dhe e lutë për të ia bërë qeverinë. Vazhdoi me Rikalon, pagat, pushimin luksoz, e sidomos me demarkacionin”, thotë Tali për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, me demarkacionin Ramush Haradinaj tregoi që është i padijshëm, por edhe i paturpshëm dhe vulgar.

“Për mos t'i përmend burgosjen e qytetarëve turq apo këto të fundit si p.sh. humbjen e 53 milion eurove ose largimin e asaj zonjës nga foltorja”.

“Prandaj, kjo deklarata se “negociatat nuk i ka specialitet” veç sa e vë në pah edhe më shumë faktin se ky njeri për pushtet bënë gjithçka. Edhe palaço e Hashim Thaçit apo kujtdo tjetër që e ka fuqinë politike të momentit. Ky njeri është për gjynah”, shprehet Driton Tali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat