Ky është zëvendës ministrit që ofron vizita mjekësore falas për nder të ish futbollistit Fadil Vokrrit

Aktuale

Ky është zëvendës ministrit që ofron vizita mjekësore falas për nder të ish futbollistit Fadil Vokrrit

Nga: N.A Më: 11 qershor 2018 Në ora: 14:15
Qeveria

Zëvendës ministri I Punëve të Jashtme të Kosovës, Besnik Hoti I cili ka në pronësi edhe një spital I quajtur “Spitali Cardio” gjatë tërë javës ka njoftuar se do të ofroj vizita falas për kontroll të zemrës në spitalin e tij.

Hoti këtë vizita mjekësore falas i ka shpallur për nder të legjendës se futbollit I cili ndërroi jetë të shtunën, Fadil Vokrrit.

Besnik Hoti, ka thënë se ka një numër të madhe të të interesuarve që kanë rezervuar termine, andaj Berisha ka bërë apel që këtë kauzë të tij ta bëjnë edhe Ordinancat dhe Spitalet Private.

Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë:

Si rezultat iniciatives tone per Javen Fadil Vokrri, te ciles po i kontribuoni te gjithe, e ne vecanti mediat e nderuara, qe nga mengjesi, ne Spitalin Cardio Center kane filluar dhe po vazhdojne vizitat mjekesore falas.

Ka nje numer te madh te te interesuarve, te cilet qe nga mbreme kane rezervuar terminet dhe po bejme c’eshte e mundur me te gjitha kapacitetet tona per t’i realizuar te gjitha vizitat e planifikuara.

Vizitat do vazhdojne 24/7 dhe do bejme maksimumin per t’u dale ne ndihme secilit.

Deri me tani jane rezervuar terminet per tere javen, por thirrjet per termine te reja akoma nuk pushojne.

Me shume respekt me duhet te kerkoj mirekuptimin e secilit qe therret ne kete kohe dhe nuk arrine te siguroje termin, duke i siguruar se shume shpejt do bejme zgjidhje edhe per ata.

Nese eshte e domosdoshme, ne kete iniciative do e vazhdojme edhe javes qe vjen dhe jo vetem.

Te perkushtuar t’u dalim ne ndihme kujdo qe ka nevoje, me te gjitha kapacietet tona, edhe njehere ftoj secilin nga Ordinancat apo Spitalet Private, qe gjate Javes Fadil VOKRRI t’u ofrojne qytetareve tane vizita kardiologjike falas.

Faleminderit dhe njehere per mirekuptimin e juaj!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat