Haradinaj flet për incidentin në Prizren: Me qenë burrë, e kisha kryer ndryshe me të

Aktuale

Haradinaj flet për incidentin në Prizren: Me qenë burrë, e kisha kryer ndryshe me të

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 10:50
Ramush Haradinaj dhe Dhurata Hoxha

(E plotësuar) -Institucionet e Kosovës janë duke kryer me sukses të gjitha kriteret që dalin nga Agjenda e Reformave Evropiane dhe deri në fund të shtatorit synohet të përfundohen tërësisht në mënyrë që t’i jepet fund izolimit të vendit tonë.

Kështu u tha pas mbledhjes së Këshillit Ministror për Integrime, në të cilën janë shpalosur të arritur në zbatimin e ERA-së, por edhe ngecjet që janë evidentuar.

Kryeministri Ramush Haradinaj u tha përfaqësuesve të institucioneve në këtë Këshill, se duhet të trajtohen të gjitha ngecjet që adresohen në raportin e vitit 2018 për Kosovën.

Haradinaj: T’i përmbushim kriteret e agjendës evropiane

“Jemi në prag të vendimeve të rëndësishme, pra siç është liberalizimi. Kërkohet intensifikim i përpjekjeve për të përmbushur kërkesat që dalin nga agjenda evropiane ERA. Synimi strategjik i qeverisë është përmbushja e kritereve për të marrë statusin e kandidatit për anëtarësi n BE. Implementimi i shpejtë dhe efikas i detyrimeve që dalin nga kontrata jonë me BE-në, që është MSA-ja, më specifikisht ERA, do të jenë themel i anëtarësimit tonë meritor dhe heqjes së regjimit të vizave për kosovarët”, tha Haradinaj.     

Ndërsa, pas mbledhjes së këshillit, kreu i ekzekutivit i pyetur rreth liberalizimit të vizave dhe dhënies së datave për këtë proces, tha se kanë të drejtë të parashikojnë data. 

Haradinaj: Kemi të drejtë të japim afate për viza

“Ne kemi dhënë raportimin në bazë të afatit kohor të paraparë, kemi dhënë një raport preciz të asaj që ka ndodhur. Po dua të them në çdo afat të caktuar kohor rikthehemi me të dhëna tjera dhe përcillen raste të caktuara, por ne kemi dhënë provimin si Kosovë. Kur flasim për afate, jemi palë po ashtu, çdo palë i ka disa të drejta, nuk jemi vetëm ata që presin, por jemi palë, po i kryejmë disa punë të rëndësishme në vendin tonë. Pra, kemi të drejt edhe në afate dhe në pritje, se i kemi pritur BE-në, 20 vite dhe kemi të drejt të japim edhe ne disa opsione”, tha Haradinaj.

Ndërsa, ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, tha se është e rëndësishme që Agjenda Evropiane e Reformave të vazhdojë dhe të kenë rezultate konkrete në realizimin e kësaj agjende.

Ajo tha se procesi ERA që janë 22 sosh, disa prej tyre janë plotësuar tërësisht, ndërsa disa kanë shënuar progres shumë të mirë.

Hoxha shpreson që të përfundojë implementimi i plotë i reformave deri në fund të shtatorit.

Hoxha: Kemi arritur progres të madh në zbatimin e ERA-s

“Dua të theksoj disa të arritura këtu që kemi marrë nga institucionet kyçe të këtij procesi. Kemi racionalizimin e agjencioneve që ndërlidhet me reformën e administratës publike dhe ligjeve që presin të fillojnë në muajin qershor, korrik dhe të përfundoj miratimi i pakos së ligjeve për reformën e administratës publike. Pastaj kemi miratimin e Kodit të Procedurës Penale, pastaj ligjin për mbrojtjen e informatorëve, miratimin e ligjit për konfiskimin e ligjit të fituar me vepra penale. Këto dy ligje do të jenë nesër në mbledhjen e qeverisë, pra edhe kjo është një arritje shumë e madhe”, tha Hoxha.

Takimi tjetër i Këshillit Ministror për Integrime pritet të mbahet kah fundi i muajit qershor.

Haradinaj për incidentin në Prizren: Po të ishte burrë, ndryshe e kisha kry

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nuk është penduar për veprimin që ka bërë dje në Prizren.

Ai largoi me forcë një grua e cila doli në foltore për të marrë fjalën.

Madje Haradinaj ka thënë se po të ishte burrë do të vepronte ndryshe.

s. Nuk është penduar aspak e thotë se do ta kryente ndryshe nëse në vend të saj do të ishte një burrë. Përjashton mundësinë se Kadri Veseli e vuri në kurth.

 “Aty kenë dy zgjidhje: Ja policia, ja unë. Zot shpie kam qenë”, tha sot Haradinaj.

Sipas kryeministrit, të qenit grua nuk e bën të falshëm veprimin e zonjës në fjalë. Ai thotë se do ta tërhiqte këdo që futet pa protokoll në ngjarje shtetërore.

“Sa të jem në detyrë kërkush s’më hyn nëpër këmbë në ngjarje shtetërore. A ke burrë, a ke zojë, a ke fmijë”.

E, Haradinaj është fort i bindur se me tërheqjen e gruas e ka dëshmuar veten si burrështetas. E krahason marrjen e fjalës së zonjës me arrestimin e Gjuriqit. 

“Na e kemi arrestu Gjuriqin atje me tregu që jemi shtet, na e kem ndalë Frashër Osekun para grus e fëmijve, e na po e lojmë një grua qaty me na torturu një popull, edhe me thanë i hijshëm i pahijshëm. Pahijshëm kom me e bo”, tha  Haradinaj.

Ai ka përjashtuar mundësinë se kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, e ka vënë në kurth, duke ia lëshuar zonjës mikrofonin. 

"Janë do virusa këtu. Ne e dimë kush e shtin. Jo nuk është e Kadrisë. Gjesti i Kadrisë ka qenë korrekt, ka shpresu që i thotë dy fjalë edhe largohet. Ajo nuk dike mu ndalë”. tha Haradinaj. 

“Qaty ku qëlloj unë nuk shkelet shteti”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

***

“Me qenë burrë e kisha kry ndryshe me të”, ka qenë përgjigja e kryeministrit të Kosovës kur është pyetur për incidentin e djeshëm me gruan në Prizren.

Kryeministri është treguar i ashpër duke matur forcën e shtetit në largimin e asaj gruaje nga foltorja, ku po shënohej përvjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

“Është e papranueshme një i paftuar me u paraqit në foltore, atëherë dikush duhet me largu, ja policia ja unë. Në prezencë timen nuk mundet me nëpërkëmbë askush shtetin. Ata që është dashur të reagojnë, nuk kanë qenë në nivel të detyrës”, ka thënë Haradinaj në një konferencë për media.

Haradinaj: Për dialogun duhen të jenë të gjithë bashkë

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Këshillit Ministror për Integrime Evropiane, tha se po i kryejnë punët si institucione për liberalizimin e vizave.

Ndërsa ministrja e Integrimeve Evropiand Dhurata Hoxha theksoi se është e rëndësishme që të ketë rezultate konkrete në zbatimin e kritereve të ERA-s. Ajo ka përmendur disa të arritura në këtë proces, duke thënë se tashmë është miratuar projekt-kodi penal, Ligji  për Arsimin e Lartë,  i cili do të miratohet deri në fund të qershorit, si dhe nënshkrimi i tri nënprotokolleve me Maqedoninë.

 Ajo tha se të gjitha institucionet janë të përkushtuar në procesin e integrimeve evropiane.

Rreth tërheqjes së platformës nga Kuvendi, Haradinaj tha se kjo nuk ka të të bëjë me platformë por ka të bëjë me delegacion kush i prinë e kush jo, se letrat nuk po  i lexon askush.

Haradinaj tha se duhet të ketë një bashkim ku duhet të jenë të gjithë aty , presidenti, kryeministri, kryetari i Kuvendit, kryetarët e partive. Ai tha se ata që e kanë kritikur platformën nuk e kanë pasur hallin tek platforma.

***

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ministrja e Integrimeve, Dhurata Hoxha po mbajnë konferencë për media.

Konferenca po mbahet pas takimit të Këshillit Ministror për Integrim Evropian, ku u diskutua për zbatimin e agjendës për reforma evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat