Ahmeti tregon se çfarë bisedoi me Vokrrin në takimin e para 10 ditëve

Aktuale

Ahmeti tregon se çfarë bisedoi me Vokrrin në takimin e para 10 ditëve

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 00:50
Shpend Ahmeti dhe Fadil Vokrri

I pari i Prishtinës njëherësh lideri i Partisë Social Demokrate, Shpend Ahmeti ka shkruar edhe një herë për tashmë të ndjerin, Kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Ahmeti ka treguar se me Vokrrin takimin e fundit e kishte para 10 ditëve, shkruan Indeksonline.

I pari i Prishtinës gjithashtu ka thënë se në këtë takim është biseduar për planet lidhur me stadiumin,  ndeshjet dhe ndejat e tyre.

"Para dhjete diteve ishte takimi ynë i fundit ku i patem planet për stadiumin, lojët dhe ndejat tona. Lamtumirë e u prehsh në paqe!", shkruan Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat