Gaxherri i drejtohet Veselit dhe Haradinajt: Ikni se na turpëruat

Aktuale

Gaxherri i drejtohet Veselit dhe Haradinajt: Ikni se na turpëruat

Nga: N.H Më: 10 qershor 2018 Në ora: 21:25
Besa Gaxherri

Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Besa Gaxherri, ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, pas skandalit të sotëm në Prizren.

Gaxherri thotë se derisa Thaçi shpallë ditë zie, kryeministri dhe kryetari i Kuvendit në Prizren festojnë jashtë normave të protokollit.

Në fund, deputetja e LDK-së thotë vendi meriton një lider më të përgjegjshëm.

Ja postimi i plotë:

R E A G I M!

Sot kur vendi ynë shënonte 140 vjetorin e Lidhjes se Prizrenit dhe përcjelltë për në amshim të madhin Fadil Vokrri, liderët institucional të Republikës së Kosovës, shkaktojnë skandale të pa falshme dhe të pa riparueshme.

Të pa koordinuar në mes veti, ose më mirë me thënë duke dashur që të jenë të gjithë “bajraktar” Hashim Thaçi shpall dite zie, ndërsa kryeministri dhe kryetari i kuvendit ne Prizren festojnë jashte normave te protokollit te shpallur dite zie.

Sikur te mos mjaftonte kjo kryeministri i vendit dhe kryeparlamentari thyejnë protokollin shtetëror dhe njeri i ndez mikrofonin zonjës ne foltore e tjetri e largon dhunshëm zonjën nga foltorja.

Dua te shprehi indinjaten time për këtë dite te veçante për shqiptaret ne mes festes dhe dhimbjes, ky popull se meriton këtë sjellje te liderëve shtetëror.

Ikni se na turpëruat.

Ky vend e ky popull meriton lider me te përgjegjshëm, me kulturë e edukatë evropiane. Mjaft më!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat