Gruaja që u largua me forcë nga Haradinaj, ngjashëm e kishte marrë fjalën edhe në Tiranë

Aktuale

Gruaja që u largua me forcë nga Haradinaj, ngjashëm e kishte marrë fjalën edhe në Tiranë

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 15:46
Gruaja që pretendon se është pasardhëse e familjes së Mehmet Derallës

Gruaja që pretendon se është pasardhëse e familjes së Mehmet Derallës duket se i ka fiksim tubimet që organizohen për nder të ndonjë ngjarjeje historike.

Ajo e dëshmoi edhe sot në 140 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit se nuk e ka problem të mbajë fjalim pa e ftuar askush.

Një paraqitje të ngjashme e kishte pasur edhe në Tiranë, në momentin kur po mbahej ceremonia e 100 vjetorit të pavarësisë.

“Mirëmbrëma, mirëmbrëma të gjithëve, ju përshëndes, ju faleminderit shumë. Kjo është nata e 100-vjetorit të Ushtrisë Shqiptare nga gjeneral Mehmet Deralla. Unë jam e mbesa. Ju falënderoj të gjithëve”, kishte thënë ajo nga foltorja pasi kori kishte kënduar këngën “Xhamadani vija-vija”.

Kurse sot kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj iu desh që për disa çaste të luante rolin e sigurimit.

Kjo ndodhi pasi gruaja doli në foltore, mori fjalën dhe filloi të rrëfente ngjarje nga jeta e saj.

Kryeministri e kapi për krahut zonjën dhe me forcë provoi ta largonte prej aty. Zonja reagoi duke i thënë atij se nuk mund të sillet me të ashtu.

E njëjta, situatë të ngjashme kishte provokuar edhe në Tiranë. Por, aty askush nuk kishte dalë në skenë për ta larguar. Edhe pse i pranishëm ishte edhe kryeministri, Edi Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat