Limaj me postim emocional për vdekjen e Vokrrit

Aktuale

Limaj me postim emocional për vdekjen e Vokrrit

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 15:30
Homazhet për Fadil Vokrrin

Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka bërë homazhe dhe ka marrë pjesë në mbledhjen komemorative në nderim të legjendës se futbollit, Fadil Vokrri.

Limaj ka thënë se sot Kosova po e nderon ikonën e tij.

Vokrri, sipas Limajt, mbetet udhërrëfyesi më i mirë për djemtë dhe vajzat e reja që duan të nderojnë shtetin e ve.

“Fadil, sot populli yt po shpreh dhimbjen dhe mirënjohjen në respekt të veprës tende qe ti bërë për ne”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

Postimi i plotë:

Sot, Kosova nderon ikonën e tij! Kështu shqiptarët dinë t’i nderojnë njerëzit e vet.

Fadil, sot populli yt po shpreh dhimbjen dhe mirënjohjen në respekt të veprës tende qe ti bërë për ne.

Fadil, ishe dhe mbetesh udhërrëfyesi më i mirë për djemtë dhe vajzat e reja që duan ta nderojnë shtetin e vet.

U prehsh në paqe, legjendë!

FL

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat