Qindra persona në homazhe për Fadil Vokrrin

Aktuale

Qindra persona në homazhe për Fadil Vokrrin

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 14:48
Fadil Vokrri vdiq të shtunën në moshën 57 vjeçare, pas një sulmi në zemër të cilin e pësoi teksa po ushtronte.

Për rreth dy orë janë mbajtur homazhe për legjendën e futbollit Fadil Vokrrin.

Shumë qytetarë, liderët e vendit e personalitete tjera të shquara ishin në hollin e Kuvendit për homazhe.

Fadil Vokrri vdiq të shtunën në moshën 57 vjeçare, pas një sulmi në zemër të cilin e pësoi teksa po ushtronte.

Në nderim të tij, presidenti Thaqi ka shpallur dit zie në territorin e Kosovës, kështu gjithë flamujt u vendosën në gjysmë shtizë nëpër objektet e institucioneve të vendit.

Për të nderuar Vokrrin, homazhe kanë bërë kryeministriRamush Haradinaj, kryeparlamentari KadriVeseli, kryetarët e partive, deputetë, sportistë, artistë e miq dhe familjarë si dhe qytetarë të shumtë.

Tifogrupi Dardanët kishin ardhur në mënyrë të organizuar, të gjithë me fanella të bardha dhe me shkrimin Vokrri në të dhe numrin 9, numër të cilin Vokrri e mbante në shpinë sa ishte lojtar aktiv. Si për ironi të fatit, ai ndërroi jetë në datën 9, pikërisht numër të cilin mbante.

Të pranishëm në këto homazhe ishin edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta dhe kryetari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka të cilët i shprehën ngushëllime familjarëve dhe gjithë popullit shqiptar për humbjen e një legjende si Vokrri.

Për të nderuar Vokrrin kishte ardhur edhe legjenda e futbollit kroat Boban. Ai ishte i pranishëm në homazhet e organizuara për Vokrrin dhe pritet të jetë i pranishëm edhe në varrimin e tij.

Pas homazheve, pritet të mbahet mbledhje komemorative pastaj në ora 17:00, i ndjeri Fadil Vokrri do të përcillet për në varrezat e kryeqyteti në “Arbëri”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat