Lluka: Arritëm ta sjellim Lidhjen në nivelin e duhur

Aktuale

Lluka: Arritëm ta sjellim Lidhjen në nivelin e duhur

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 13:22
Jahja Lluka

Kryetari i Komisionit Qeveritar për vitin mbarëkombëtar të Skënderbeut dhe për 140 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, Jahja Lluka, ka vlerësuar se organizimi për të shënuar këtë ngjarje të madhe shqiptare ka qenë në nivelin e duhur.

Megjithatë, tha se kishte disa probleme të vogla, të cilat erdhën si pasojë e futjes së seancës solemne në agjendë në momentin e fundit.

Lluka: Arritëm ta sjellim Lidhjen në nivelin e duhur

“Besoj ne kemi bërë një punë të mirë. Së pari kemi punuar shumë në përgatitjen e kësaj akademie dhe në sjelljen e Lidhjes Shqiptarë të Prizrenit në nivelin e duhur, meqë Lidhja Shqiptare e Prizrenit para një muaji nuk ka qenë nivel çfarë e meriton edhe Lidhja edhe shqiptaret, Lidhja nuk ka qenë në nivelin e duhur, janë bërë shumë inervenime, besoj e keni parë. Jemi të kënaqur me prezencën e njerëzve, edhe organizimin, normalisht se kemi edhe lëshime”, tha Lluka.

I pyetur për mos prezencën e presidentit Hashim Thaçi, Lluka tha se pesidenti ka pasur të udhëtojë për në Kanada dhe e ka pasur të pamundur të jetë i pranishëm.

Derisa, mungesën e flamurit të Kosovës në Prizren për këtë ditë, ai u shpreh se kjo është ngjarje mbarëshqiptare.

Lluka: Flamuri i Shqipërisë është i kombit shqiptar

“Nuk janë të Shqipërisë, janë të kombit shqiptar...janë të kombit shqiptar. Mirë de nëse ti, është 140 vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit...nuk e bënë të pamundur, është venidm i Kuvendit Komunal të Prizrenit”, u shpreh ai.

Luka ka njoftuar se për shkak të shpalljes ditë zie nga presidenti për shkak të vdekjes së kryearit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, janë anualuar disa akivitete, siç janë finalja e turnirit në mundje dhe koncerti i ansamblit të këngëve dhe valleve “Shota".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat