MPJ: Vokrri u shndërrua në forcë kryesore shtytëse për zhvillimin e futbollit

Aktuale

MPJ: Vokrri u shndërrua në forcë kryesore shtytëse për zhvillimin e futbollit

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 18:26
Fadil Vokrri

Ministria e Punëve të Jashtme e ka pranuar me shqetësim të thellë dhe tronditje të rëndë lajmin trishtues për humbjen e Presidentit të Federatës së Futbollit të Republikës së Kosovës dhe ish-futbollistit të dalluar, Fadil Vokrri.

MPJ vlerëson se Vokrri jo vetëm që  la gjurmë  të  pashlyera historike në  profesionin dhe të  arriturat si sportist i dalluar, por ai me punën, angazhimin dhe përkushtimin e tij u shndërrua në  forcë  kryesore shtytëse për zhvillimin e futbollit në nivel kombëtar dhe avancimin ndërkombëtarë  nëpërmjet anëtarësimit të vendit tonë  në FIFA dhe UEFA.

MPJ do të  kujtojë  gjithherë  rolin dhe kontributin e pazëvendësueshëm që Vokrri i dha vendit nëpërmjet diplomacisë  së  sportit, duke e forcuar subjektivitetin ndërkombëtarë të Kosovës dhe duke e promovuar shtetin e ri gjithandej nëpër botë.

Ministria e Punëve të  Jashtme i përcjell  ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të të  afërmve të  tij në  këto momente të  vështira. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat