A do të ketë kompromise të dhimbshme në Bruksel, flet këshilltari i Presidentit Thaçi

Aktuale

A do të ketë kompromise të dhimbshme në Bruksel, flet këshilltari i Presidentit Thaçi

H.Orana Nga H.Orana Më 9 qershor 2018 Në ora: 14:32
Bekim Çollaku

Së shpejti pritet faza finale e dialogut në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Është përmendur disa herë se në fund mund të ketë compromise të dhimbshme. Lidhur me këtë ka folur këshilltari i Presidentit, Hashim Thaçi, Bekim Çollaku.

Ai në një intervistë dhënë për “Bota sot” ka thënë se do të bëhen kompromise në marrëveshjen e Brukselit, por që Presidenti nuk do ta bëjë asnjë kompromis në dëm të Republikës së Kosovës.

“Nuk e di që në ndonjë vend të botës, mosmarrëveshjet ndërmjet shteteve arrihen pa bërë kompromise. Pra, kompromisi është bërthama e çdo marrëveshje ndër-shtetërore. Kështu do të jetë edhe në rast se arrihet marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Por, një gjë mund ta them me vetëdije të plotë, se Presidenti dhe ekipi i unitetit nuk do të bëjë asnjë kompromis në dëm të shtetit tone”, thotë Çollaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat