Tërmkolli: Faleminderit, i madhi Fadil Vokrri!

Aktuale

Tërmkolli: Faleminderit, i madhi Fadil Vokrri!

Nga: G.B Më: 9 qershor 2018 Në ora: 14:05
Fadil Vokrri

Ish deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka thënë se sot shkoi njeriu që i dha emër dhe imazhin më të shkëlqyer të shqiptarit dhe shtetit tonë, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo e ka falënderuar atë për gjithë punën që ka bërë.

Postimi i saj i plotë:

Shkoi njeriu që i dha emër Kosovës dhe imazhin më të shkëlqyer të shqiptarit dhe shtetit tonë. Si futbollist dhe zyrtari më i lartë i futbollit të Kosovës, shkriu për gati 30 vite të jetës dhe punës së tij dhe ia doli që sot reprezentacioni i Kosovës të jetë pjesë e të gjitha garave evropiane e botërore dhe i respektuar kudo.
Falemnderit, i madhi Fadil Vokrri!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat