Hoxhaj ngushëllon familjen dhe tifozët për Fadil Vokrrin

Aktuale

Hoxhaj ngushëllon familjen dhe tifozët për Fadil Vokrrin

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 13:15
Arkiv

Zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj ka ngushëlluar familjen, miqtë dhe të gjithë qytetarët e Kosovës për vdekjen e Fadil Vokrrit.

Në një postim në Facebook Hoxhaj u shpreh i tronditur me lajmin ndërsa tha se Kosova do ta ruajë kujtimin për Vokrrin.

“Çfarë lajmi trishtues vdekja e legjendës tonë të futbollit, Fadil Vokrri! Ngushëllime familjes, miqve dhe qytetarëve të Kosovës. Do ta ruajmë gjithmonë kujtimin për të.

Prehu në paqe, Fadil!”, ka shkruar Hoxhaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat