Vetëvendosje lansoi “Javën e Lëvizjes”

Aktuale

Vetëvendosje lansoi “Javën e Lëvizjes”

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 12:57
Liburn Aliu dhe Vlora Haxhimehmedi

Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë “Javën e Lëvizjes” për nder të 104 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit si dhe një sërë datash me rëndësi që do të shënohen gjatë javës në vijim.

Sekretarja organizative e LVV, Vlora Haxhimehmedi si dhe deputetit Liburn Aliu kanë lansuar këtë javë në një konferencë për media sot, duke treguar për aktivitetet që janë planifikuar të mbahen.

Mehmedi ka treguar se aktivitetet do të nisin nga nesër në Prizren dhe do të përmbyllen të dielën e javës së ardhshme, me 17 qershor, në parkun e Gërmisë.

Haxhimehmedi:  Më 10 qershor nis java e lëvizjes për shënimin e 104 vjetorit  të Lidhjes së Prizrenit

“Nga nesër, më 10 qershor, fillon java e lëvizjes me shënimin e 104 vjetori të Lidhjes së Prizrenit. E kemi caktuar nga një temë për secilën dit të javës. Dita e dielës – dita e Lidhjes – edhe pas 104 viteve Lidhja e Prizrenit është gjallë dhe shërben si frymëzim për të gjithë ne”, ka thënë Haxhimehmedi duke treguar më pas agjendën ve ditëve të tjera.

Dita e hënë sipas saj do të jetë dita e anëtarësisë në të cilën do të përkujtohet Arbnor Dehari, ish aktivisti i cili u vetëvra  në përvjetorin e themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje. Më pas e marta do të vazhdojë me ditën e Vetëvendosjes e cila shënon 13 vjet ballafaqim dhe organizim të Lëvizjes.

E mërkura shënon ditën e mërgatës dhe atyre që edhe pse kanë jetuar jashtë shtetit kanë kontribuar për të quar përpara idealet e atdheut. Dita e enjte është dita e komunës, që shënon të përbashkëtën me qytetarin dhe dita e premte do të shënojë edhe fundin e muajit Ramazan dhe festen e  Bajramit si dita e soliditetit. E shtuna do të jetë ditë në pikat e vetëvendosjes di dhe të diel java përmbyllet me një aktivitet socio-kulturor në parkun e Gërmisë.

Deputetit i VV-së , Liburn Aliu anën tjetër foli për rëndësinë që Lidhja e Prizrenit ka për popullin shqiptarë edhe sot. Ai ka nis fjalimin e tij duke e cituar një pjesë nga letra e udhëheqësve të Lidhjes së Prizrenit pak ditë para Kongresit të Berlinit.

Aliu: Misioni i Lidhjes së Prizrenit nuk u përmbush ende.

“…ashtu si nuk jemi turq po ashtu do të kundërvihemi kujtdo me forcat tona që do të na bënte sllavë, austriak ose grek, ne nuk dua të jemi tjetër veç shqiptarë. Pra lidhja e Prizrenit u themelua me 10 qershor 1878 tri ditë para se të fillonte kongresi i Berlinit. Zyrtarisht u quajt lidhja për mbrojtjen e të drejtave të kombit shqiptarë, e organizuar nga udhëheqës prej viseve me shumicë shqiptarë dhe përkatësi të tri feve andaj karakteri i Lidhjes ishte krejtësisht kombëtarë...Prej komitetit të Stambollit, në themelimin e lidhjes dhe më pas në degët e saj në shumë shtete. Detyrat që ia vunë vetës atëherë shqiptarët janë të vlefshme ehe sot si tipare të domosdoshme për shtetin, organizimi ushtarak për mbrojte, përfaqësimi sa më i dinjitetshëm në politiken  e jashtme dhe përkujdesja për popullsitë e shpërngulura si i tillë Lidhja e Prizrenit është  vlefshme edhe sot. Në pamundësi të përmendim të g jithë kujtojmë me respekt, Ymer Prizrenin, kryesuesin e lidhjes Ilaz Dibrën, ideologun Abdyl Frashërin si dhe komandantin Sylejman Vokshin. ..Një përmasë tjetër  të Lidhjes së Prizrenit e përmbushën edhe familja Jashari  dhe mijëra veprimtarë të organizuar në luftën çlirimtare por misioni I Lidhjes nuk u përmbush ende…”, ka thënë Aliu.

Sipas tij ende nuk ka organizim të duhur ushtarak për vetëmbrojtje dhe as diplomaci të duhur për garanci të përfaqësimit të denjë jashtë Kosovës e Shqipërisë. Dhe për sa kohë këto probleme mbesin atëherë sipas tij edhe Lidhja mbetet gjallë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat