Zyrtari nga komuniteti serb fle në vendin e punës, shteti s’ia “prish gjumin”

Aktuale

Zyrtari nga komuniteti serb fle në vendin e punës, shteti s’ia “prish gjumin”

Më: 8 qershor 2018 Në ora: 19:40
Millosh Sojeviç

Millosh Sojeviç nga komuniteti serb është asistent i lartë regjional në Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës (AKKVP).

Por, edhepse është i përcaktuar në këtë detyrë, Sojeviçit nuk i lë shumë përshtypje puna që kryen.

Me mikro-dëgjuese në vesh, ai shpesh fle në vendin e punës.

Sipas burimeve, Sojeviç që nga viti 2016 nuk e kishte respektuar vendin e punës, duke fjetur kështu në zyrën ë tij.

E për këtë gjë, janë në dijeni edhe zyrtarët e lartë në këtë Agjenci.

Telegrafi mëson se Drejtuesja e Zyrës, shqyrtimi ligjor dhe operativa, Shqipe Rexhepi kishte qenë në dijeni lidhur me rastin e Sojeviçit, por e njëjta kishte heshtur.

Telegrafi i ka dërguar pyetje përmes email-it, Shqipe Rexhepit për të sqaruar çështjen e zyrtarit në fjalë, por kjo e fundit nuk ka kthyer përgjigje.

Ndërkaq, media ka kontaktuar edhe UD e Zëvendës Drejtorit Ekzekutiv në AKP, Florije Kika, e cila ka konfirmuar se është iniciuar një proces verifikimi lidhur me Millosh Sojeviçin.

“Ne mund të konfirmojmë se është iniciuar një proces verifikimi për pretendimet e ngritura në lidhje me punonjësin Millosh Sojeviç, i cili është e Asistent i Lartë Regjional në Zyrën regjionale në Prishtinë. Menxhmenti i Agjencisë është duke grumbulluar informata dhe fakte dhe në bazë të tyre do të vendos për hapat e mëtutjeshëm sipas ligjeve dhe rregulloreve në fuqi”, ka thënë Kika.

Ligji i Punës Nr. 03/L-212, NENI 70, rregullon çështjen e të punësuarit, të drejtat dhe detyrimet.

Paragrafi 1.6.1, thotë se i punësuari është fajtor për përsëritjen e një keq sjelljeje, më pak serioze ose shkeljes së detyrimeve.

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që zyrtarët e ndryshëm institucional janë fotografuar apo xhiruar duke fjetur në vendet e tyre të punës.

Kështu kohë më parë kishte ndodhur edhe me zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Ju sjellim disa fotografi të Asistentit të lartë regjional në Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, bëra në periudha të ndryshme kohore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat