PDK dëshiron konsensus për reformën zgjedhore

Aktuale

PDK dëshiron konsensus për reformën zgjedhore

Më: 8 qershor 2018 Në ora: 13:29
Abelard Tahiri

(E plotësuar) - Partia Demokratike e Kosovës e konsideron të nevojshme që klasa politike e vendit të arrijw konsensus për të filluar punën për reformën zgjedhore, ndërkohë që si parti shprehen të gatshëm të japin kontributin e tyre edhe në rrafshin politik dhe në rrafshin profesional përmes ekspertëve të tyre për reformën zgjedhore.

Përmes një konference për media,  anëtari i kryesisë së PDK-së Abelard Tahiri, ka thënë se si parti reformën zgjedhore e shohin si kush themelor për garantimin e një procesi zgjedhor të drejt dhe korrekt.

Tahiri: Reforma zgjedhore kusht themelor për zgjedhje korrekte

“Sa i përket vetë Reformës Zgjedhore, në esencën e saj PDK e sheh si kusht themelor dhe të domosdoshëm, garantimin e një procesi zgjedhor të drejtë, korrekt dhe të paanshëm. Pra, PDK edhe në rrafshin politik edhe në rrafshin profesional përmes ekspertëve të saj është e gatshme për të dhënë kontribut maksimal që një proces i tillë të realizohet sa më shpejt. Shumë prej pyetjeve që janë ngritura për vite të tëra është mirë që të marrin përgjigjen dhe zgjidhjen e duhur ligjore”, tha ai.

Tahiri u shpreh se pjesë e kësaj reforme duhet të jenë jo vetëm subjektet politike, por edhe institucionet e tjera të shoqërisë civile. Kjo sipas tij do të bëhet jo vetëm për të përmbushur kriterin e gjithë përfshirjes por edhe për t’i dhënë hapësirë të mirëfilltë një sektori debutues që në fund të ketë një reformë zgjedhore që është tërësisht funksionale.

Ai deklaroi se pret që partitë politike do t’i përgjigjen pozitivisht kërkesës së tyre për të nisur punën për reformën zgjedhore.

Tahiri: Çështje që ka interes nacional do t’i përgjigjen pozitivisht të gjitha partitë politike

“Reforma zgjedhore konsiderojmë se është një temë tejet e rëndësishme dhe është në interes nacional të vendit tonë, pa dallim duke i përfshirë edhe partitë të komunitetit shumicë të parive shqiptare dhe partitë pakicë. Konsideroj se një çështje që ka interes nacional do t’i përgjigjen pozitivisht të gjitha partitë politike. Ju e dini që pavarësisht zgjedhjeve që i kemi pasur zgjedhje të rregullta, të lira, megjithatë kemi pasur ndonjëherë edhe deformim të vullnetit të qytetarëve. Për këtë arsye është e rëndësishme reforma elektorale të filloj sa më shpejt që zgjedhjet e ardhshme, kurdo që do të mbahen në afatin e rregullt kalendarik që janë të parapara në vitin 2021 të mbahen me një reformë të re elektorale”, tha Tahiri.

Gjithashtu, anëtari i kryesisë së PDK-së potencoi se e gjithë platforma e propozuar nga kryetari i kësaj partie me pesë çështje duhet të ecë përpara.

PDK fton partitë të gjejnë konsensus për reformën zgjedhore

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) përmes një konference për media, i ka ftuar partitë politike që të gjejnë konsensus për krijimin e reformës zgjedhore.

Anëtari i kryesisë, Abelard Tahiri, tha se PDK-ja dëshiron t'ju rikujtoj partive se bashkëpunimi dhe konsensusi është i domosdoshëm, ashtu që shumë prej çështjeve që janë shtruar të gjejnë një zgjidhje. 

Në mesin e shumë çështjeve PDK konsideron se klasa politike duhet të filloj njërën prej temave më të rëndësishme- reformën zgjedhore.

“Platforma e PDK-së është platformë e temave reale që duhet të punojmë bashkërisht. Pjesë e kësaj reforme do të jenë jo vetëm partitë politike por edhe institucionet, shoqëria civile që të gjejmë një reformë të mirëfilltë zgjedhore”, tha Tahiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat