Pacolli: Luksemburgu përkrah liberalizimin e vizave për Kosovën

Aktuale

Pacolli: Luksemburgu përkrah liberalizimin e vizave për Kosovën

Më: 8 qershor 2018 Në ora: 13:08
Behgjet Pacolli ka nisur vizitën zyrtare në Luksemburg, ku ka takuar ministrin e Punëve të Jashtme të Luksemburgut, Jean Asselborn

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka nisur vizitën zyrtare në Luksemburg, ku ka takuar ministrin e Punëve të Jashtme të Luksemburgut, Jean Asselborn, me të cilin ka diskutuar për perspektivën evropiane të Kosovës, me theks liberalizimin e vizave të cilen Luksemburgu e përkrahë.

Pacolli ka shkruar në facebook se Asselborn është një mik i vjetër i Kosovës, me të ka diskutuar për edhe për mundësitë që ka hapur Luksemburgu në Samiti i Sofjes për Kosovën dhe rajonin.

“Luksemburgu është mbështetës i madh i anëtarësimit të Kosovës e INTERPOL dhe organizata ndërkombëtare dhe i jep rëndësi të madhe zhvillimit ekonomik dhe social të Kosovës. Bisedë në frymë të njëjtë kisha gjithashtu me ministrin për Bashkëpunim, Romain Schneider, i cili premtoi përkrahjen e mëtutjeshme të Luksemburgut ndaj Kosovës në fushat të cilat prekin jetën e përditshme të qytetarëve tanë”, ka shkruar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat