Prezantohet iniciativa kundër terrorizimit në Ballkanin Perëndimor

Aktuale

Prezantohet iniciativa kundër terrorizimit në Ballkanin Perëndimor

Më: 8 qershor 2018 Në ora: 12:40
Konferenca rajonale kundër radikalizmit të dhunshëm, të mbajtur në Brdo të Sllovenisë

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Naim Rexha, i shoqëruar nga një zyrtar i Drejtorisë Kundër Terrorizmit, kanë marrë pjesë në një konferencë rajonale kundër radikalizmit të dhunshëm, të mbajtur në Brdo të Sllovenisë.

Në konferencën përmbyllëse të projektit për ndërgjegjësimin dhe inkurajimin e institucioneve për rritjen e kapaciteteve në këtë kuadër, në Ballkanin Perëndimor, morën pjesë drejtorët e policive të vendeve të rajonit si Kosova, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi,  Sllovenia, Serbia dhe Shqipëria.

Sipas një komunikate të Policisë, gjatë konferencës u prezantua projekti i cili është pjesë e nismës së iniciativës kundër terrorizimit në Ballkanin Perëndimor, si dhe u diskutua për fluksin e migrimit në tërësi.

“Konferenca rezultoi edhe me shkëmbimin e eksperiencave më të mira, ku të gjitha shtetet pjesëmarrëse janë të angazhuara maksimalisht për të forcuar bashkëpunimin dhe koordinimin në të ardhmen, me qëllim të parandalimit dhe luftimit të këtyre fenomeneve”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat